Site icon PLAVA E GUCIA SOT

FITORE MADHESTORE E MBROJTESVE TE TROJEVE SHQIPTARE

Edhe 145 vjet pas rrenies heroike Jakup Ferri ende nuk eshte shpallur hero i kombit shqiptar

Prof Dr Naser Ferri

Me 4 dhjetor te vitit 1879  kishte filluar  Lufta e Nokshiqit, ku  nen komanden ushtarake te Jakup Ferrit u arrit nje nder fitoret me madheshtore ushtarake ne historine e popullit shqiptar.

Vullnetaret shqiptare nga te gjitha viset e banuara me popullsi shqiptare, pa armatim,  pajisje e ushqime te mjaftueshme, pa kurrefare mbeshtetje e përkrahje nga jashte, duke u mbeshtetur vetem ne forca vetanake shqiptare, por me motivim e moral jashtëzakonisht  te larte per mbrojtjen e atdheut e kombit  i dolen zot tokes se baballareve dhe e mposhten ushtrine e rregullte te Malit te Zi te udhehequr nga Mark e Todor Milani, e cila ishte e  pajisur me arme e pajisje te tjera luftarake me moderne te kohes.

Gjatë luftimeve qe zgjaten deri ne janar 1890, u plagos ne fushebeteje edhe kryekomandanti ushtarak JAKUP FERRI, i cili nderroi jete ne janar te vitit 1890 nga pasojat e plageve te marra,  por i mbrojti tokat shqiptare.

Ne foto: Paria e Lidhjes se Prizrenit ne vitin 1878.

Ulur ne rreshtin e pare nga e majta: Ali Pashe Gucia e Haxhi Zeka, e ne kembe pikerisht pas Ali Pashes Jakup Ferri. 

Origjinali bardhe e zi  i fotosë eshte ngjyrosur me vonë.

Exit mobile version