Familja Haradinaj meriton çdo lavdatë për kontributin dhe sakrificën e dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës ! Pothuajse gjatë gjithë këtyre viteve të pasluftës kryeministri i tanishëm Ramush Haradinaj u ballafaque me izolime, burgosje, me gjyqe vendore e ndërkombëtare, me “burgosje ” vendore e ndërkombëtare, u ballafaqua me zënka e ngatërresa private me grupe “rivale” ,por, Ramushit asnjëherë nuk i mungoi përkrahja e populllit të Kosovës, por, përkundrazi populli e mbështeti dhe e përkrahi! Kontributi pasluftës i Ramush e Daut Haradinaj si dhe i AAk-së në të mirë të Kosovës është i pakontestueshëm. Z. Ramush Haradinaj që nga qjyqi i Hagës e dëshmoi pafajsinë e komandantit të UÇK-së dhe me këtë e sforcoi dhe argumentoi luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së ! Kontributii politik i pasluftës i AAK-së dhe i vllezërve Ramush e Daut Haradinaj në të mirë të Kosovës është i pakontestueshëm. Me ardhjen apo me emërimin e z. Ramush Haradinaj për herë të dytë Kryeministër i Kosovës, z. Ramush Haradinaj ndryshoi brenda 24 orëve, e poashtu edhe i vëllai Dauti dhe e tërë partia e AAK-së ! Pothuajse gjer dje i gjithë kursi politik i AAK -së, (së paku teorikisht) ishte kombëtar, ju kundërvyhej pozitës kosovare në pikat vitale të shtetndërtimit të Kosovës, … kundërshtonin çdo kompromis të palës kosovare në dialogun Kosovë – Sërbi në dëm të palës Kosovare e së fundi demarkacionin Kosovë- Mal i Zi. Veprimet momentale të Z. Ramush Haradinaj kërkojn studjuar nga fakti se të gjitha ato veprime dhe kundërvyrje të deridjeshme sot i përkrahë, i mbronë dhe zotohet se do i zbatojë me çdo kusht dhe me çdo çmim !?!? Z. Ramush Haradinaj me të drejtë nga pozita e opozitës nuk la gjë pa thënë kundër pozitës Kosovare, por, më në fund lidhi koalicion me pozitën dhe falë tyre ( pozitës së sotëme ) ai ushtron detyrën e Kryeministrit të RK. …. Së fundi z. Haradinaj në pozitën e opozitës, pozitës në Kuvendin e Kosovës jau çkeu dhe jau dha për fytyre hartat dhe raportin e demarkacionit të Mehës !?!| Zoti Ramush Haradinaj futi me dhunë në ambientet e Kuvendit të Kosovës dosjet e peticioni me mbi 200 – mijë nënshkrime kundër demarkacionit !?! Z. Haradinaj akuzoi me të drejtë Kryetarin e tanishëm Hashim Thaçin për vendimet dhe tradhëtin e tijë në dëm të Kosovës. Tani parashtrohet pyetja: a e njofim Kryeministrin e tanishëm z. Ramush Haradinaj ashtu siç e njohëm dje ? A e mbështesim dhe e përkrahim Ramushin njejtë si sot si dje ? Përgjigjëja ! Nën 1 : Nëna natyrë ka ligjet e veta. Dy decenie e bëjnë të vehten, e posaçërisht dy decenje nën ankthin e akuzave, gjyqeve, presioneve, zënkave, pagjumësisë, por, edhe të LAKMISË !!! Nën 2 : Mos këto kurtha, sidomos i fundit në Zvicërr / Franc/ ishin të inskenuara nga aktorët me të cilët z. Haradinaj (u detyrua ) të lidhë koalicion, koalicionin e fundit partiak dhe tani detyrohet të jetë peng i tyre !?! Nën 3: Mos z. Haradinaj nuk ishte i vetëdijshëm për fuqinë e mafisë së instuticionaliuar në Kosovë dhe ra në pozitën e të pafuqishmit për t’ iu kundërvën dhe u bë pre e tyre ?!?, dhe nën 4: Mos aktorët e nënshkrimeve të turpshme e antikombëtare Thaçi/Mustafa me mekanizmat e tyre përgatitën skenën tragjiko komike teatrale dhe siç thotë populli: ja lan “këmbët e arushës në dorë” që z. Haradinaj të vulos nënshkrimin e tyre të tradhëtisë ?!? Sidoqoftë unë dhe populli shqiptar e posaçërisht familja, farefisi, dashamirët e bashkluftëtarët e z. Ramush Haradinaj nuk dëshirojmë t’a shofim Ramushin të këtillë dhe në këtë gjendje ! Uroi nga zemra që z. Ramush Haradinaj të zgjohet nga ankthi dhe të këndellët, t’i khehet realitetit, aftësive dhe mundësive reale të tijë për forcimin e Republikës së Kosovës ! Lavdi sakrificës së familjes Haradinaj për çlirimin e Kosovës ! Ps. Populli sot po thotë Ramushi nuk është ai i djeshmi !?!
Xhavit Gjonbalaj