Një zjarr ka përfshirë deponin pranë fshatit Matinaj , komuna e Gucisë.
Deponia u shërben te dy komunave te Plavës dhe Gucisë por menagjohet nga komuna e Plavës. Habit fakti i mos reagimit te zjarrfikësëve nga komuna e Plavës te cilët posedoj makineri adekuate, andaj edhe pse janë ftuar për intervenim nuk reagojnë ne kohen e duhur.
Ndërkaq zjarrfikësit e komunës se Gucisë nuk reagojnë edhe pse me kapacitete qe kanë mund te mobilizohen për intervenim dhe asistim. Tymi që ka kapluar po ndikon ne te mbjellat dhe rrezikon jetën e njerëzve te fshatit Martinaj.
Banorët edhe pse i kane ftuar ardhja e tyre është bere me vonës disa oreshe. Zjarrfikësit e Plavës kane reagua rreth orës 23:30 e te Gucisë ne 01:00 mbasnate.
Ekziston droja qe ky zjarr mund te dal jashtë kontrollit duke përfshirë edhe pyllin afër fshatit Martinaj.
Kjo deponi ishte vendosur kundër vullnetit te banorëve te fshatit Matinaj vite me parë. Edhe pse e vendosur nga shteti duke mos respektuar vullnetin e banorëve te fshatit Martinaj, shqiptaret e konsiderojnë si deponi te egër dhe qe nuk plotëson asnjë kusht elementar te një deponie.
Dyshohet qe asht vendos qëllimisht, sepse lidhet me ditën kur janë dakorduar shqiptaret për tu bashkuar ne zgjedhjet e radhës për komune e Gucisë.