Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Flamuri shqiptar do të valojë në komunat me popullësi shqiptare në Mal të Zi

Nesër më 28 Nëntor 2020 falë ligjit të aprovuar kohë më parë në Parlamentin e Malit të Zi për simbole kombëtare  te grupeve etnike Flamuri kombëtar do te valojë ne objekte shtetërore ku shqiptarët përbejnë përqindjen e caktuar në bazë të ligjit si në  Guci, Plave, Tuz dhe Ulqin.

Mbesim me shpresë qe organet kompetente do ta respektojnë ligjin dhe flamuri ynë do te valojë lirshëm bazuar në ligjin e përmendur e pa ndërhyrje të policisë e ndëshkime siç ishte bërë praktikë deri më tash.

Të bindur që për këtë Festë të flamurit flamuri kombëtar do të valëvitet në mënyrë të lirë demokratike, Ju urojme te gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, atyre në mërgim dhe anembanë trojeve etnike gëzuar Festen e flamurit.

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version