FONDACIONI PLAVË GUCI ORGANIZON FUSHAT PËR NGRITJE FONDESH PËR STUDENTET…

FONDACIONI PLAVË GUCI ORGANIZON FUSHAT PËR NGRITJE FONDESH PËR STUDENTET NË VENDLINDJE

Të nderuar bashkëvendas

Fondacioni Plavë Guci me datën 17 Dhjetor organizon fushat për studentet shqiptar plave-gucias që studiojnë në fakultet e rajonit. Rinia e jonë në vendlindje është e ardhmëria e jonë, është ajo që vendlindjes tonë i dhuron gjallëri dhe shpresë se shqiptaria qëndron e fort dhe e pa lëkundur në ato troje kreshnikësh.
Në prag të këtij fund vitit me 17 Dhjetor Ejani që me sa keni mundësi të përkrahni rinin tonë, sepse duke përkrahur studentet tanë Ju përkrahni qëndresën e gjeneratave të së ardhmes, dhe mbi të gjitha përkrahni intelektualet e Ri që po rriten dhe i qëndrojnë besnik vendlindjes duke mos ja kthyer shpinën për asnjë çast.
Ejani pa dallim sepse duke përkrahur edukimin e studentëve tonë me pjesëmarrjen tende Ti dërgon një mesazh të fuqishëm të atdhedashurisë për Plave Gucinë, e mbi te gjitha studentet ardhmëria e jonë do ndihen krenar për vëllezërit e motrat e tyre në Amerikë .

Si gjithmonë !
Ejani !

Maestro’s 17 Dhjetor 2017 duke filluar ne ora 10:00AM-3:00PM
1703 Bronxdale Ave, Bronx, New York 10462

Leave a Comment