Fondacioni Plavë Guci partive politike në vendlindje: Të bashkuar në zgjedhje “Në një Listë të Vetme”

Përmes një postimi publik shoqata Plave Guciase me veprimtari ne SHBA” Fondacioni Plave Guci” u bënë  thirrje  partive politike në vendlindje qe të bashkohen në zgjedhjet qe do te mbahen me 30 Gusht në Mal të Zi.

Postimi i plotë i Fondacionit Plavë Guci:

Te Nderuar udhëheqës te Partive Politike Shqiptare ne Komunën e Gucisë

Drejtuar: 

LDSH-Lidhja Demokratike Shqiptare———Zt-Bujar Hasangjekaj

UDSH-Unioni Demokratik Shqiptar———–Zt.Enver Dedushaj

ASH-Alternativa Shqiptare———————-Zt.Miftar Balidemaj

Ne Fondacioni Plavë -Guci me seli ne New York, jemi te vetëdijshëm për gjendjen politike, ekonomike dhe sociale te shqiptarëve qe jetojnë ne trojet etnike ne Mal te Zi e posaçërisht ne Krahinën tonë, me përgjegjësi për te tashmen dhe te ardhmen, me përgjegjësi për ti bashkuar te gjitha forcat intelektuale, akademike dhe shoqërore brenda dhe jashtë vendit për te avancuar pozitën e shqiptarëve; ne frymën e respektit dhe bashkëjetesës fetare dhe zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe personalitetit njerëzor;

Duke besuar se bashkimi i faktorit politik shqiptar do te kontribuoje ne përmirësimin e gjendjes se shqiptareve ne këto treva; Me  bindjen e thelle se përgjegjësia kombëtare dhe bashkëpunimi janë vlera te paçmueshme për avancimin e te drejtave tona si popull autokton ne këso troje: I bëjmë thirrje te gjithë spektrit politik shqiptar te mbështesë dhe miratojë një platforme dhe një Liste te vetme bashkëpunimi me qëllimin final atë te unifikimit dhe përfaqësimit te përbashkët ne zgjedhjet lokale te 30 gushtit.

Sidoqoftë, kësaj radhe, përgjegjësi te veçantë do te mbajnë partitë politike dhe udhëheqësit e tyre qe do te pengojnë procesin e bashkimit te shqiptarëve ne një Listë te vetme. Tani është koha për t’u sjellë si një faktor i vetëm politik sepse rezultati i këtyre zgjedhjeve do te ketë rëndësi themelore dhe historike për përmirësimin e gjendjes se shqiptarëve ne Mal te Zi ne planin afatgjatë.

Ndaj ne u bëjmë thirrje te gjitha partive politike shqiptare dhe udhëheqësëve te tyre për te garuar me një Listë dhe program te vetëm ne zgjedhjet e ardhshme, duke lënë mënjanë çdo interes partiak ose përfitim personal.

Nëse ju bëni detyrën tuaj si te zgjedhur te popullit, atëherë ne do te bëjmë detyrën tonë me ndikimin qe kemi, t’ju mbështesim si “Një Listë të Vetme”!

Me respekt:

Fondacioni Plavë-Guci

New York 

28 Korrik 2020

PO BOX 670923 Van Cott Bronx, NY 10467

 fondipg@hotmail.com

917-530-2294