“Fondacioni Plavë Guci”me seli në New York shpërndau dhurata në vendlindje

Duke vazhduar traditën e mirë edhe ketë vit “Fondacioni Plavë Guci”me seli ne New York, në vendlindje solli buzëqeshje në fytyrat e 497 vogëlushëve në Shkollat e Plavë Gucisë me dhurata për fundvitin e 2022. Dhuratat u shpërndan në këto institucione të edukimit dhe familje:

Në shkollën “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, 145 nxënësve për të gjitha paralelet.

Çerdhja në Guci 89 fëmijë

Çerdhja në Plavë 213 fëmijë

Shkolla në Plavë 50 fëmijë ( nga klasa I-V shqiptarë)

Poashtu iu dhanë dhurata financiare për 22 Familje nga 100€ për familje.

Falënderojmë komunitetin tonë që paguajnë anëtarësinë dhe me ketë mënyrë na mundësojnë që tu ndihmojmë bashkëvendasve në vendlindje.

Falënderojmë të gjithë vullnetaret ne vendlindje qe  ndihmuan në shpërndarjen e dhuratave .

/Plava e Gucia Sot