Ditë më parë bashkëvendasit tanë nga Fondacioni humanitar “Trojet tona” i cili vepron në kuadër të Shoqatës ‘’Ana e Malit’’ në SHBA kanë ndarë një donacion prej 4000$ për fëmijët e Qendrës ditore “Sirena” në Ulqin.
Donacionin në fjalë ia kanë dorëzuar drejtorit të këtij institucioni, z. Bilal Alaj.
Fondacioni humanitar “Trojet tona” ka kohë që është shumë aktiv duke u munduar që të ndihmojnë sa më shumë bashkëvendasit e tyre në vendlindje.