Forcat malazeze po dëbojnë shqiptarët nga Kulla e Zhlebit

Ali Lajçi, në një shkrim në Facebook, ka thënë se forcat malazeze kanë filluar t’i dëbojnë shqiptarët nga Kulla e Zhlebi, teksa ka publikuar edhe disa pamje.

Në shkrimin e tij, Lajçi, thotë se “ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone.“Banori dëshmitarë Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar. Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare? “Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan! “, ka shkruar Lajçi.

Shkrimi i plotë

Pasojat e votimit të versionit të gabuar kufitar me Malin e Zi!Ky version i gabuar, të cilin e votuan deputetët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike, ku humbën mijëra hektarë tokë po sjellë pasojat e veta.

Kësisoji ka filluar dëbimi i banorëve të Fshatit Llukë, nga forcat Malazeze, fshat i komunës së Deçanit që bjeshkën e kanë afër Kullës së Zhlebit dhe që tatimet i kanë paguar gjithmonë në Komunën e Pejës. (Shih fotografitë e bashkangjitura)Ky dëbim po bëhet në mënyrë graduale e të heshtur, një nga një, në mënyrë shumë përfide, për pastrimin në baza etnike të asaj zone.

Banori dëshmitarë Rasim Mulaj, nga fshati Llukë informon se 5 (pesë) familje deri më tash janë dëbuar. Rasimi më pyet se kur do të korrigjohet kjo vijë kufitare?“Zoti i vraft këta tanët jarabi” – kështu i mallkojnë banorët ata që e votuan!Ftoj mediat dhe akterët tjerë që të përcjellin nga afër këtë situatë.