FTESË PËR REGJISTRIM

Pjesëmarrja masive në regjistrim të popullsisë është çështje vitale në mënyrë që komuniteti shqiptar në Mal të Zi të mund të sigurojë një zë më të fuqishëm në vendimmarrjen politike dhe për të përfituar më shumë mbështetje në shumë fusha të jetës sonë. Kur jemi më shumë në numër, kemi më shumë fuqi dhe ndikim për të mbrojtur identitetin dhe të drejtat tona kombëtare. Për këtë arsye, sa më shumë në numër të regjistrohemi, aq më i fuqishëm bëhet zëri ynë në proceset vendimmarrëse dhe aq më shumë resurse mund të sigurohen për zhvillimin tonë. Më një fjalë, ftesa për regjistrim është mundësia për të garantuar që komuniteti shqiptar në Mal të Zi të përfitojë më shumë nga politikat dhe investimet publike në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik.

Për tu kualifikuar për regjistrim, duhet të keni certifikatën e lindjes dhe të shtetësisë së Malit të Zi. Ju nuk mund të regjistroheni në konsullatat dhe ambasadat e Malit të Zi. Ju lutemi, merrni pjesë aktive në këtë proces të rëndësishëm. Kujdesuni që të keni dokumentacionin e duhur dhe të regjistroheni personalisht në vendet e caktuara të regjistrimit. Kjo është mundësia jonë për të bërë diferencën dhe për të përforcuar pozicionin tonë në shoqëri dhe politikë.

/Plava e Gucia Sot