Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Fuqia e njeriut matet me ndjenjën ndaj atdheut: Përfunduam pjesën e dytë të rrugës së Hotit të Plavës

Përmes një postimi në Facebook znj Kaltrina Hoti njofton për një aksion vullnetar te realizuar kohëve të fundit për rregullimin e rrugës qe te shpie ne fshatin Hot te Plavës. Znj Hoti postimin e saj e ka shoqëruar  me nje shkrim dhe video ku shihet rrjedha e punimeve

 Postimi i plotë:

Fuqia e njeriut matet me ndjenjën ndaj atdheut

Të nderuar Hotjan ku do që jeni në botë, rinin ja dhuruam mërgatës, por nuk duhet të harrojmë   ku i mësuam hapat e para të jetës ,mos të harrojmë dhimbjen e parë . Është koha ta kthejmë borxhin atdheut, mos të humbet hija e të parëve.

Rruga e Hotit ka nevojë të mirëmbahet për ne që jetojmë këtu dhe për ju kur na vizitoni. Mos të lemë Hotin ta përbin    koha dhe sistemi i padrejtësisë. Çdo gjë përreth  është ka zhvillohet e Hotin e kanë harruar, por ne Hotjan nuk do të lejojmë Hoti të humbet. 

Ti japim arsye gjeneratave që kanë lindur në mërgate të vinë të dinë prej nga e kanë prejardhjen. Dhe ti tregojmë të tjerëve jemi gjallë.

Hoti ka natyre te paprekur

Hoti ka ajrin e pastër

Hoti ka ujin e bekuar

Hotjan duhet te jemi të gjalle e jo vetëm të ekzistojmë .

I kemi dhuruar botës shume njerëz intelektual ( avokatë,

 inxhinier, mjek , politikan, artist, njerëz që krijuan kompani te mëdha nëpër botë ( restorante,  ndërtimtari e etc) e di që kemi fuqi dhe vullnet dhe dashuri ta ruajmë dheun tonë….  Hotin.

Ajo pushke e Hotit që është krahasuar me fjalën e Zotit le të shndërrohet në  lapsin e mirësisë , unitetin e Hotjanve, koha kërkon fjalën e re : 

“Njeriu i Hotit ,pasqyrë e njerëzimit “

   U pafshim në Hotin krenar!

Exit mobile version