Futbollisti Besard Shaboviq (Shabaj) dhe lidhja e tij me rrënjët shqiptare

Futbollisti Besard Shaboviq, është djali i mërgimtarit Gille Shaboviq, gjyshi i të cilit, Sheq Ferri, ishte kushëriri i heroit kombëtar Jakup Ferri. Në këtë mënyrë, Besardi është stërnipi i Sheq Ferrit.

Familja e Gille dhe Besard Shaboviqit ka origjinë nga Plava, por, si shumë familje shqiptare, një pjesë e tyre është shpërngulur në qytete të ndryshme si Shkupi, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Prishtina. Babai i Besardit, Gille Shaboviq, nga Shkupi ku ishte rritur, emigroi në Stokholm të Suedisë në vitet ’80, ku jeton dhe punon prej dekadash.

Në Stokholm, Gille  merret me ndërtimtari, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kryeqytetin suedez. Ndërtesat që ai ka ngritur janë të veçanta, pasi shumë prej tyre janë të veshurs me ngjyra kuqezi, duke pasqyruar krenarinë e tij për origjinën shqiptare. Me përkushtimin dhe punën e tij, Gille ka ndikuar që një pjesë e madhe e Stokholmit të reflektojë identitetin kombëtar shqiptar.

Gille Shaboviq gjithmonë e ka shprehur me krenari prejardhjen e tij shqiptare, një fakt mbresëlënës që me siguri ka ndikuar edhe tek Besardi. Tani, si futbollist me renome ndërkombëtar, Besardi pritet të vazhdojë këtë frymë dhe ta bartë këtë krenari edhe në hapat e tij të ardhshme profesionale.

/Plava e Gucia Sot