Grafitët tek ujëvara Gërla
Gazeta serbo-malazeze Dan me gazetarin e saj serb nga Gucia Novak Vujacic ka shkruar një shkrim tendencioz për grafitët tek Ujëvara e Vuthajve. Gazetari na qenka thellësisht i shqetësuar me shqiponjën tonë dykrenare dhe simbolet UÇK-së e si mbas ti në këtë pikë turistike po shqetësohen turistet me këto mbishkrime në këtë fshat shqiptar:
Vlen të theksohet se gjatë kohës së Milosheviqit ky pseudogazetar ka shërbyer në Vuthaj si oficer i ushtrisë serbo malazeze.
Shkrimi i plotë i gazetës Dan:
Guci-Në fshatin Vuthaj afër Gucisë të banuar me popullsi shqipetare, në lokalitetin turistik të ujëvarës “Gërla” është shkruar Shqipëria, është vizatuar stema e këtij shteti, mbishkrimi UÇK dhe toponimi Vuthaj në gjuhën shqipe.
Vizitorët të cilët në këtë likalitet gjejnë qetësinë dhe rekreohen thojnë se këto grafite i shikojne tash një kohë të gjatë e që askush nuk ndërmerr asgjë edhepse këtu vijnë edhe organet e shërbimet shtetërore.
Nuk është gjë e këndshme kur dikush në këtë mënyrë lë porosi të këtilla shqetësuese sepse këtu është Mali i Zi dhe që këtu janë simbolet e një shteti tjetër.Shqipërinë e konsiderojmë si shtet fqi të mirë e miqësor, theksojnë vizitorët.
Sekretari i Sekretariatit të Shërbimeve të Inspekcionit Refik Piroviq thotë se nuk është në dijeni se çfarë është shkruar tek ujëvara por që do të veprojë sipas kompetencave të shërbimit në krye të te cilit është.
Në një rast më herët janë gëlqerosur mbishkrime e ngjashme në të njëjtin lokalitet .Tash përseri do i dërgoj bashkëpunëtorët që ta bëjnë procesverbalin e pastaj do të veprojmë në bashkëpunim me organet kompetente shtetërore.
Ne mund ti gelqerosim grafitet por këto gjëra po përsëriten.
Shërbimi Komunal i Inspekcionit nuk mund të bëjë veprime hetuese, por do ta procedojmë paraqitjen kundër personit të panjohur (NN) dhe pastaj le ti kryejnë punën e vet policia, prokuroria e ndoshta edhe Agjensioni i Sigurimit Kombëtar (ANB) -thotë Piroviqi.
Deputeti i partisë SNP Mihaillo Jovoviq thotë nuk ka vend për koment, meqë pushteti aktual malazias është i orientuar kundër flamurit trengjyrësh (serb) dhe kundër simboleve serbe.
Pushteti vetëm kërkon a ka Diku vizatime të flamurit trengjyreshh ose ndonjë simbol i cili ka të bëjë me Serbinë, ndërsa simbolet e shteteve të tjera nuk i vëren fare edhe pse “po ia nxjerrin sytë”. Kështu që çdo koment është i tepërtë- thotë deputeti Jovoviq……/Plava e Gucia Sot