GJELOSHAJ: Gjyqtarin e katërt  të Kushtetueses në Mal të ZI do e zgjedhim ne, pakicat

Përmes një postimi ne rrjetin social Facebook , kryetari i Komunës se Tuzit dhe kryetar i  Alternatives shqiptarë ne Mal te Zi, zt Nik Gjeloshaj njofton se  Gjyqtarin e katërt  te Kushtetueses në Mal të ZI do e zgjedhim ne, pakicat.

Postimi i plotë

E mirëpres marrëveshjen për tre gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Një mesazh i madh dhe i bukur për të gjithë qytetarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Sa i përket gjyqtarit të katërt të Gjykatës Kushtetuese, partitë e pakicave do të merrën vesh dhe partitë e tjera nuk kanë çfarë të kërkojnë aty, por vetëm të jenë të sinqertë dhe të mbështesin marrëveshjen e partive të popujve pakicë.