Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, e qortoi Kryeministrin, Zdravko Krivokapiq, sepse nuk i ftoi përfaqësuesit e mediave në gjuhën shqipe në dialog në ndërtesën e Qeverisë.
Kryeministri Zdravko Krivokapiq takohet me përfaqësuesit e mediave… ashtu siç pritej nga ai, mediat në gjuhën shqipe janë të padëshirueshme, shkruan Gjeloshaj në reagimin e tij në facebook.
Kryeministri, Zdravko Krivokapiq dhe Ministrja e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Medias, Tamara Srzentiq vazhduan dialogun me mediat. Në takimin e sotëm në Qeveri morën pjesë përfaqësues të medias së shkruar, ndërsa javën e kaluar ata folën me përfaqësues të RTCG, TV Vijesti, TV Nova M dhe Prva TV.
Malesia. me