Gjeloshaj propozon që Stadiumi i Qytetit të quhet BESA

Muaji qershor në Malësi i kushtohet gjithmonë shënimit dhe kujtimit të Besëlidhjes së Malësisë të vitit 1970.
Në atë kohë dhe në atë vit, baballarët tanë u bashkuan dhe dhanë Besën për të ndaluar gjakmarrjen dhe hakmarrjen, e cila u mbajt dhe do të mbahet përjetësisht. Këtë herë arsyeja që po shkruaj nuk është kjo, por një ide që një objekt impozant dhe modern që kemi ndërtuar, ta quajmë pikërisht me këtë emër, BESA!

Stadiumi i Qytetit BESA, i cili do të ndërlidhë shumë mesazhe, posaçërisht që është një emër që është i njëjtë në të gjitha gjuhët e botës, dhe karakterizon dhe simbolizon Komunën e Tuzit me fjalë, vepra dhe besnikëri ndaj miqve, ku në këtë stadium vijnë dhe në mënyrën dhe atmosferën më të mirë të mundshme mirëpresim ekipe nga i gjithë Mali i Zi dhe së fundmi nga e gjithë Evropa.

Pra, duke nderuar identitetin tonë, trashëgiminë tonë të pasur, kulturën dhe harmoninë, si dhe mikpritjen tonë shembullore, propozoj që Stadiumi i Qytetit të emërtohet sipas këtij emri të shenjtë për shqiptarët, BESA! / Malesia.me

NGJ