Gjeloshaj publikon provat: Podgorica vjedh paratë e Komunës së Tuzit

Çdo ditë marrim prova, kështu që këtu është një provë tjetër, se si Kryeqyteti Podgorica, në bashkëpunim me institucionet tjera, vjedhin paratë që i përkasin Komunës së Tuzit.

Ky nuk është shembulli i vetëm, por vetëm një tjetër në seri si në ndërmarrjet e tjera ku shteti është pronar, është i njohur shembulli i 13 korrikut, Plantacioneve,” shkruan Gjeloshaj në Facebook.

Ai thekson që rregullisht rreth kësaj çështje me të gjitha faktet e ka njoftuar Qeverinë e Malit të Zi. 

“Në tërësi, megjithëse hasim në pengesa të ndryshme, vjedhje të tarifave që na takojnë, Komuna e Tuzit ka formuar institucionet e saj, ku rregullisht kryen shërbimet dhe detyrimet e veta, investon në zhvillim, por çdo qindarkë e vjedhur nga Kryeqyteti, Komunës së Tuzit do ti kthehet”, shkruan në facebook Gjeloshaj.