Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, permes Tv Boin sonte njoftoi qytetarët e Malësise se korona virusi është përhapur në tarë komunën e Tuzit.
Gjeloshaj apeloi që të gjithë nga ky moment të mbyllen në shtëpija. Situata është alarmante dhe kjo është një betejë për Malësi, tha ai.
Gjeloshaj tha se për çdo ndihmë që të kenë nevojë qytetarët të lajmerohen në telefonin e komunës dhe organet kompetente të komunës doti siellin te shtëpija.
Trupi Kombëtar i Koordinimit të Sëmundjeve Infektive solli vendimin që popullsia në komunën e Tuzi të mbyllet në shtëpitë e tyre, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të korona virusit, që u zbulua në këtë vend në një shkallë më të madhe.
Dr Boban Mugosa, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik, tha që nga 18 rastet e zbuluara sot të koronavirusit, 15 ishin nga Tuzi.