Pas takimit dhe bisedes me nenkryetarin e Qeverise z. Dritan Abazovic dhe ministren e shendetesise Jelena Borovinic Bojovic, kemi shtjelluar situaten dhe kemi argumentuar qendrimet dhe kemi dakorduar qe ne 48 oret e ardhshme ISHP dhe Keshilli ne baze te raportit te ri mbi situaten epidemiologjike, do te shqyrtoje korrigjimin e masave ekzistuese qe do te vlejne prej te henes me 1 Mars 2021.
Jemi dakorduar qe Keshilli do te bashkepunoje me teper me komunat me rastin e sjelljes se masave dhe se bashku do te punoje per respektimin e masave epidemiologjike.Komuna e Tuzit dhe qytetaret e saj, jane shembull se si jane respektuar masat gjate 11 muajve te kaluar dhe natyrisht se do te japin kontributin e vet qe edhe me tej te permiresohet situata epidemiologjike ne shtet.
Ne Tuz, gjate tre muajve te fundit kemi situate te qendrueshme elidemiologjike fale respektimit te masave nga ana e qytetareve tane, te cilet edhe nje here i falenderoj.Deri ne sjelljen e masave te reja, u bejme thirrje qytetareve tane te respektojne masat ekzistuese qe jane ne fuqi.
Nik Gjeloshaj, kryetar i komunës së Tuzit