Gjeloshaj: Valdanosin nuk e ktheu URA

Nik Gjeloshaj, kryetar i Komunës se Tuzit në një koment në facebook ka bërë të ditur se ligjin për kthimin e Valdanosit nuk e ka bërë URA, por Lista Shqiptare, dhe se URA nuk ka ndihmuar aspak përveç se ata po e përdorin për propagandë e tyre kthimin e Vladanosit pronarëve legjitim.

Kështu ka shkruar në një koment, zt Gjeloshaj:

“Dritani nuk ka be asnjë hape këtu. Ligjin e përgatit dhe dorëzoj  Genci, jemi takuar e biseduar me Demokratet  e koalicionit për te ardhmen e Malit te Zi ku kemi fitua përkrahje, ndërsa votat e URA nuk janë dashur aspak dhe ska qene faktor aspak këtu… tjetër se banjë propagandë, është e drejt e tyre por përsëris, asnjë hape dhe asnjë ndikim ne këtë ligje ska pasur, pra zero ndikim! Me tjerët e kemi krye dhe siguruar shumicën, i janë bashkëngjitë trenit qe ktheu Valdanosin ne fund me vote ne parlament, megjithëse 41 i kishim te siguruar pa URA.”