Gjendja aktuale në shkollën fillore shqipe të Plavës: sfida, përkushtim dhe thirrje për vetëdijesim

Shkolla fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë vazhdon të jetë vatër e dijes dhe ruajtjes së gjuhës shqipe, pavarësisht sfidave të shumta, veçanërisht në aspektin e numrit të nxënësve.

Për vitin shkollor 2025/26, gjendja sipas klasave është si vijon:

• Klasa I: 5 nxënës

• Klasa II: 7 nxënës

• Klasa III: 3 nxënës

• Klasa IV: 10 nxënës

• Klasa V: 7 nxënës

• Klasa VI: 8 nxënës

• Klasa VII: 11 nxënës

• Klasa VIII: 7 nxënës

• Klasa IX: 8 nxënës

Këto shifra modeste janë dëshmi e përpjekjes për ta mbajtur gjallë arsimin shqip në një realitet ku shumë fëmijë shqiptarë, fatkeqësisht, dërgohen në shkolla me gjuhë jo amtare. Ky fenomen është një kambanë alarmi për të ardhmen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Mësimdhënësit e klasave të ulëta (2025/26):

• Klasa I dhe III: Luan Balidemaj

• Klasa II dhe IV: Vera Hakaj

• Klasa V: Martin Gjekaj

Mësimdhënësit e klasave të larta:

• Fizikë: Arton Sinanaj

• Gjuhë angleze: Valbona (Sinanaj) Hasangjekaj

• Gjuhë shqipe: Afërdita Lecaj

• Informatikë: Zymer Kukaj

• Biologji: Naime Dauti

• Histori: Bali Rugova

• Gjuhë gjermane: Erik Rekaj

• Edukatë fizike: Ardit Qarri

• Kimi: Driton Sinanaj

• Gjuhë zyrtare (jo amtare): Dona Çeliq

• Art: Arben Hysenaj

• Gjeografi: Agon Hakaj

• Art: Fitore Hakaj

Edhe pse me klasa të kombinuara dhe me numër të kufizuar nxënësish, këta mësimdhënës po e mbajnë të gjallë arsimin shqip në Plavë. Ata po japin maksimumin në çdo lëndë, duke i qëndruar besnikë misionit të tyre arsimor dhe kombëtar.

Por, në këtë mision, roli i prindërve është vendimtar. Të dërgosh fëmijën në shkollë shqipe nuk është thjesht një zgjedhje arsimore – është një akt i vetëdijes kombëtare dhe i ndertimit të ardhemuerisë së Tyre . Çdo fëmijë që humb lidhjen me gjuhën amtare, është një humbje për të ardhmen e identitetit shqiptar në këto troje.

Është koha që prindërit dhe mbarë komuniteti shqiptar, në vendlindje dhe në mërgatë, të kuptojnë se mbështetja e shkollës shqipe është mbrojtja më e fortë e ekzistencës sonë si popull në këtë trevë.

Portali Plava e Gucia Sot u uron mësimdhënësve shumë suksese në këtë mision të shenjtë – një mision që nuk është vetëm dhënie dijeje, por edhe ruajtje e qenies shqiptare. Ky është një obligim i shenjtë ndaj të parëve tanë, të cilët me sakrificë dhe vetmohim shekullor ruajtën gjuhën, traditën dhe identitetin tonë kombëtar.

Esad Gjonbalaj

/Plava e Gucia Sot – shtator 2025

Kjo është gjenerata e parë në gjuhën shqipe në Plavë. Në këtë foto jemi katër klasët së bashku me mësuesen Xhufe Vucetaj.