Komuna e Ulqinit po kalon ndoshta edhe ditët më të rënda si pasojë e numrit të madh të të infektuarëve Covid-19 por edhe rasteve me fund fatal. Dje Komuna e Ulqinit kërkoi nga qeveria për masa më të rrepta me qëllim të ndaljes së përhapjes së koronavirusit.
Në të njëjtën linjë është edhe deputeti nga Ulqini Genci Nimanbegu. Ai në një status në facebook përveç që përkrah iniciativën e komunës kërkon që edhe mësimi në shkollat e qytetit të kalojë në online.
‘’Infektimi me Covid dhe pasojat e saja po ndërlikohen çdo dite ne Komunën e Ulqinit.
Iniciativa e Komunës se Ulqinit për rritjen e masave duhet përkrahur nga te gjithë.
Rritja e masave shtohet si domosdoshmeri dhe pergjegjesi ndaj situatës.
Shqetësimin për këtë e kam përcjellore edhe Ministrisë duke u dakorduar me iniciativën e Komunës‘‘, shkruan Nimanbegu.
Komuna e Ulqinit dje i ka propozuat Ministrisë së shëndetësisë të Malit të Zi që të marrin disa masa shtesë me qëllim të parandalimit të përhapjes së së virusit korona. Në këtë mënyrë nga Komuna e Ulqinit propozohet që për 15 ditë të mbyllet plotësisht komuna (lockdown), shkruan Ulqini Online.
Masat që propozohen nga Komuna e Ulqinit kanë të bëjnë me mbylljen e shkollave (të kalohet në mësimin online) dhe çerdheve, mbylljen e objekteve sportive të hapura dhe të mbyllura dhe mbylljen e bastorëve.