GJENDJE ALARMANTE NË SISTEMIN ENERGJETIK TË MALIT TE ZI: Plava e Gucia në ditën e tretë pa rrymë

Të reshurat e dëborës të cilat e kanë përfshirë rajonin e Malit të Zi kanë shkakëtuar dëme të mëdha.

Tash e tri ditë Plava e Gucia janë pa furnizim me energji elektrike.

Ekipet e CEDIS-it janë në terren dhe punojnë në evitimin e prishjeve.

Sipas informatave nga terreni qindra shtylla elektrike janë shkatërruar ose janë dëmtuar  nga dëbora e po ashtu është duke u punuar në rregullimin e prishjeve në lartëpërçues.

Për shkak të kohës së keqe që mbretëron akoma, nuk është e sigurtë se kur do të evitohen prishjet në sistemin energjetik dhe kur do të normalizohet furnizimi me energji elektrike. /Plava e Gucia Sot