Gjenerali i Maleve kreshnike: Çelë Shabani dhe Lavdia e Rugovës


Çelë Shabani lindi në Stakaj të Rugovës rreth viteve 1810, atëherë kur Rugova valëvitej nëpër luftëra e beteja të njëpasnjëshme për jetë a vdekje. Lindi atëherë kur Rugova nisi zanafillën e saj hisorike e të lavdishme, me të cilën sot krenohen të gjitha trojet shqiptare. Çelë Shabani është njëri prej bijve më të njohur të Rilindjes kombëtare, që më bëmat e tij heroike, bashkë me bajraktarin e Rugovë- Sali Jahën më së gjashtë dekada më radhë udhëhoqën Rugovën nëpër luftëra, beteja, e kuvende, aty ku vendosej për fatin e Shqiperis Etnike.

Çelë Shabani është njëri prej përfaqësuesve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1878, bashkë me Sali Jahën. Ky burrë trim e luftëtarë ndërm më të njohurit e kohës së tij, që në moshln e tij rinore u ballafaqua me luftëra e beteja të rrepta kundër pushtuesve otoman dhe atyre malazes. I lindur e i rritur buzë kufirit me Malin e Zi, apo siq thor populli në gojën e ujkut, u rrit e u kalit për luftëra e beteja që nga ato të Moraçës, Shekullarit, Beranit, Moknave e Kacuberrit e deri të ajo më e lavdishmja – Lufta e Nokshiqit, lufta zulmemadhe e cila është e lidhur ngusht më emrin e Çelë Shabanit.

Zanafilla e tëkaluarës së Rugovës fillon më emrin e Çelë Shabanit e Salih Jahës, të cilët që nga mosha e tyre rinore, u vunë në ballë të kësaj krahine, krahinë e cila që nga ajo kohë nuk pushojë së luftuari e vepruari deri në ditët e sotme.

Çelë Shabani bashkë me Sali Jahën, Avdi Smajlin, Zhujë Selmanin, Kadri e Hysen Bajrin, Sadri Bardhin, Isuf Mujanin, Halil Turkun, Demë Isufin, Rexhë Avdinë, Kaje Galën, Fazli e Sali Mulën, Rexhë Haxhinë, Mustafë Bajraktarin e sa e sa trima të tjetë të Rugovësi takon plejadës së parë dhe të artëtë kësaj treve.

Ndër luftërat më të njohura që u dallua me guximin dhe heroizmin e tij janë ato të Moraçës, Beranit e deri të ajo e Nokshiqit.

Është ky Çelë Shabani, i cili bashkë me Sali Jahën e Avdi Smajlin shpëtuan Beranin nga hordhitë malazeze të udhëhequra nga Mark Milani në vitin 1875. Përveç heroizmin ballë për ballë që tregoi Çelë Shabani në këtë Luftë, ai pas përfundimit të saj hyri edhe në kishën e Beranit, në të cilën mori edhe katër kumonë, për çka më së miri na tregon rapsodi ynë përmes Epikës historike, ku Çelë Shabani është ndër emrat më të lakuar të kësaj kohe . Ja se si e paraqet rapsodi në këtë luftë:

Zot kush hini në kishë ma i pari 

Tre t’malsor e Çelë Shabani 

Çelë Shabani me tre t’malsorë 

I kanë marrë katër kumonë 

Dy i lanë n’Pejë e nja n’Gjakovë

Atë më t’mirën Mretit n’Stamboll Oat ma t’miren ia kan que Mretit Këto janë kumont e Zekut

Kanë marrë djemt e Mymleqetit 

Nam të madh i kanë lanë vetit.

Është lufta e Nokshiqit ajo që na tregon më së miri për heroizmin dhe guximin e Çelë Shabanit,

pa të cilin kjo luftë nuk mund të shënohet e as të kujtohet, luftë e cila udhëheqet nga komandantet e saj heroik Jakup Feri e Çelë Shabani. Në këtë luftë përveç Çelë Shabanit, që është njëri prej komandantëve kryesorë të kësaj ushtrie e njohur si “Ushtria e Bardhë” , ndër luftëtarët më të dalluar kemi edhe Kadri Bajrin i cili është zavendës komandant i Jakup Ferit, pastaj në fuhsën e mejdanit dallohen Demë Isufi e Rexhë Avdia si dhe heroina e kësaj lufte Kaje Shabanja-Gala. Në shtabin ushtrak të kësaj lufte e kemi edhe bajraktarin e Rugovës, bashkë luftetarin më të ngusht të Çelë Shabanit – Sali Jahën, i cili edhe pse i shtyrë në moshë dha kontribut të madhë bashkë më luftetarët e tij.

Çelë Shabani në luftën zulmëmadhe të Nokshiqit, jep edhe më të shtrenjtën-jetën, i cili

heroikisht bie në fushën e nderit bashkë me Jakup Ferrin dhe shumë trima të tjerë. Sipas të dhënave gojore Çelë Shabani bie me 21.01.1880, tëk ura e Plavës. Pranë trupit të pa jetë të Çelë Shabanit ishin gjetur edhe tre trupa të pa kokë, çka jep pët të kuptuar se ata bajloz i kishte prerë vet Çelë Shabani. Aty vorroset Çelë Shabani më nderimet më të larta ushtarake të kohës së tij.

Pjesě nga libri “Gjeneral Çelë Shabani” RUGOVË

Me autorë,nipin e gjeneralit ÇELË ÇELAJ, 

Screenshot