Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Gjonbalaj: FKGK-ja ka dhënë 100 milionë euro kredi për bizneset kosovare

Në përvjetorin e tretë të themelimit të Fondit Kosovar për Garanci Kreditore(FKGK), Kryetari i Bordit Rinor Gjonbalaj ka thënë se për këtë periudhë janë dhënë 2 mijë e 560 kredi për biznese të vogla dhe të mesme, në vlerë rreth 100 milionë euro, që krijuan 3 mijë e 740 vende të reja të punës në Kosovë. 

“Sot Fondi është një insitutcion i konsoliduar. Një institucion i pavarur dhe i vetëqendrueshëm që po merret si shembull jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës. Fondi është anëtarë me të drejta të plota në Asociacionin Evropian për Institucionet Garantuese. Me një qeverisje të mirë korporative, Fondi ka balancuar rritjen me vetë-qendrueshmërinë, politikat me riskun dhe kjo rrugë do të na mundësojë që t’ju shërbejmë bizneseve jo vetëm sot por edhe në dekadat në vijim”, ka thënë me këtë rast, Gjonbalaj. 

Ndërsa Zëvëndësministri i Financave, Fatmir Gashi tha se përmirësimi i ambientit të të bërit biznes mbetet prioritet i Qeverisë së Kosovës. Gashi tha se FKGK është shpresë për bizneset e reja. 

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt tha se Fondi është storie suksesi, dhe Gjermania vazhdon ta mbështesë këtë, veçmas në sektorin e bujqësisë. “Ne kemi vënë një fokus të veçantë për bujqësi dhe kush do që ka ide biznesi, ide për ferma, duhet t’ju ndihmojnë në vegla dhe për kushte në bujqësi, që të bëhen fermerët storie suksesi. Kjo ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë”, tha Heldt, duke shtuar se Gjermania për këtë vit do të ndajë edhe 6.5 milionë euro. 

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, me këtë rast tha se Fondi ka shërbyer për qasje të NVM-ve në financa për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe punësim. Mehmeti tha se është me rëndësi që Fondi të rrisë aktivitetin e saj kredidhënës.

Exit mobile version