Gjukanoviq: Ballkani i Hapur, projekt serbomadh. Fajëson perëndimin për rënien nga pushteti (VOA -video)

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, në një intervistë për Zërin e Amerikës, vlerësoi se Mali i Zi gjatë gjithë kohës është nën ndikimin e qarqeve serbomadhe që nuk mund të pajtohen me pavarsinë e vendit, duke cilësuar projektet si Bota Serbe dhe Ballkani i Hapur si pjesë të këtyre qarqeve.

Ai në intervistë kritikoi qëndrimin e strukturave ndërkombëtare perëndimore në kuadër të zgjedhjeve të 30 gushtit 2020, të cilas sipas tij theksuan probleme që nuk ekzistonin në raportet për Malin e Zi.  Këto, tha Gjukanoviq, krijuan presione që çuan në humbjen e zgjedhjeve dhe sollën krizën aktuale politike