Gjukanoviq: Serbia përsëri përhap urrejtje kundër Malit të Zi

Marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi aktualisht janë në nivelin më të ulët të mundshëm, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq, duke shtuar se Serbia me këmbëngulje vepron në dëm të vetë dhe përhap urrejtje ndaj Malit të Zi . Ai , duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nga rajoni në forumin e 5-të gazetaresk, Gjukanoviq ka theksuar se Serbia me këmbëngulje vepron në dëmin e vetë. Ai ka theksuar se ajo që është vepruar nga Beogradi zyrtarë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar kundër Kroacisë, BH dhe Kosovës, sot bëhet edhe kundër Malit të Zi. “Nuk kam dyshim se edhe politika aktuale ndaj Malit të Zi është politikë e frymës së urrejtjes kundër vendit tonë”, ka theksuar Gjukanoviq. Ai njëkohësisht ka theksuar se janë duke u përsëritur gabimet si edhe në vitet e 90-ta të shekullit të 20. Siç ka shtuar ,  kjo tani shihet edhe përmes fushatës së “paskrupullt” e cila zhvillohet nga Serbia për zgjedhjet vendore në Nikshiq. Duke folur për regjistrimin e ardhshëm të banorëve në Mal të Zi , Gjukanoviq ka theksuar se identifikimi mbi bazat nacionale është i rëndësishëm për ato politika të cilat nuk janë evropiane, por nacionaliste dhe shovinist. Ai ka theksuar se është reale të pritet kthimi i shpejt i SHBA në Bashkësinë Evropiane,  si dhe në Ballkanin Perëndimor, sepse përfaqësuesit e administratës së re amerikane janë njohës të mirë të rrethanave në Ballkanin Perëndimor.