Gjykata e Apelit në Durrës ka vendosur lirim të plotë për Ismail Morinën, i njohur ndryshe si Ballist Morina. Vendimi është marrë sot nga gjyqtarja Anita Mici. Morina ka lënë qelinë pak muaj më parë, por ishte ende në hetim në gjendje të lirë.
Kujtojmë se ai arrestua disa muaj më parë nga policia e Kukësit, teksa po vinte nga Kosova pasi nuk kishte shlyer 5 muaj burg për armëmbajtje pa leje, arrestuar në Durrës në vitin 2015.
Ballist Morina u bë i njohur për publikun, pasi ngriti dronin me flamurin shqiptar në Beograd.