Hajrullah HAJDARI: Çka po ndodhë me shqiptarët në shekullin XXI

Thuhet e komentohet se shekulli XXI është (do të jetë) shekulli i shqiptarëve! Pritshmëria është joshësedhe e madhe, është apo do të jetë shekulli ynë nukvarët nga të gjithë ne, por gjithësesi varët nga disa ngane!?

Shqiptarët kanë kaluar nëpër etapa të ndryshmezhvillimore, janë sunduar nga të tjerët më shumë se ngavet ata. Kjo padyshim ka ndikuar shumë në ndërtimin e personalitetit, të kulturës e të vetëdies kombëtare nëpërgjithësi. Megjithatë, shqiptarët sot jetojnë në njëdemokraci, sado e brishtë që është, e cila le hapësirëdhe mundësi për zhvillim ekonomik dhe etnokulturortë qëndrueshëm. 

​Shpresat e shqiptarëve se shekulli XXI do të jetëshekulli i tyre nisi me përmbysjen e sistemit komunistnë fundvitet e shekullit të kaluar. Instalimi i sistemitdemokratik në Shqipëri ishte një sihariq i mirë edhe përtë gjithë shqiptarët të mbetur jashtë kufirit të shtetitamë, sepse mendonin se demokratizimi i Shqipërisë do të ndihmonte zgjidhjen e çështjes se Kosovës dheshqiptarëve në Maqedoni, Luginën e Preshevës dheatyre nën Malin e Zi! Ndodhi e sa ndodhi vështirë tëthuhet, por një gjë është e sigurt: demokracia dhedemokratizimi në shtetin amë mbetet për të dëshiruarakoma! Aristoteli mendonte se duhet një demokraci e matur e duhet të ndalojmë (shoqëria) që një udhëheqës, apo një grup i vogël, të bëhët shumë i fuqishëm. Mbasekjo ka ndikuar në demokratizimin e shoqërisë shqiptarenë përgjithësi. 

– Shqiptarët jashtë shtetit amë vazhdojnë  mbajnëmbi supet e tyre barren serbomadhe

Kosova pas shumë sakrificave, vuajtjeve, luftrave e gjenocidit të kryer nga Serbia mbi popullin shqiptarë u çlirua nga prangat serbo-sllave dhe krijoi shtetin e pavarur. Një ngjarje e madhe për popullin shqiptarë nëpërgjithësi e në veçanti për shqiptarët në Mal të Zi e nëLuginën e Preshevës, të cilët Kosovën e konsiderojnë“djep i kulturës dhe identitetit kombëtar”. Ndërkaq, shqiptarët në Maqedoni zgjodhën rrugën e ngjajshmeme Kosovën, duke iu kundërvu me forcën që kishinregjimit prosllavë të Maqedonisë, për të arritur tëmarrëveshja e Ohrit që premtonte shumë. Shqiptarët e Luginës, përkundër Referendumit, të organizuar nëvitin 1992, për Autonomi Politike dhe Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën sikurse edhe shqiptarëtnë Mal të Zi që kishin aprovuar Memorandumin përStatusin Special të Shqiptarëve në Mal të Zi, mbeten nëkërkim të kërkesave të tyre për rregullimin ose së pakupër përmirësimin e pozitës së tyre juridike dhe politike. Ndërkohë, numri i partive politike në krahasim me numrin e popullsisë në këto troje është abnormal, linden si thotë populli si “këpurdhat pas shiut”.

​Situata politike në Kosovë është e trazuar dhe e paqëndrueshme. Faktori politik atje është në“qorrsokak” nuk ka ndonjë strategji politike për arritjene marrëveshjes për njohjen nga Serbia. Jetojmë nëdemokraci dhe çdo kush mund të krijoi rrugën e vet përarritjen e qëllimit të caktuar. Por, kur bëhëmi pjesë e parlamentit atëherë marrim edhe përgjegjësi qoftë, sipozitë apo opozitë. Është e kuptueshme që një ndërdetyrat e opozitës është të kritikoj pozitën, praqeverinë, por jo me çdo kusht dhe gjithmonë. Në rastine Kosovës e në rastin konkret përgjegjësia e opozitësështë më e madhe. Pa dashur të përcaktohem përqëndrimin që po mbanë kryetari i qeverisë së Kosovës, zoti Albin Kurti, në lidhje me çështjen e njohjes sëKosovës nga Serbia, mendoi se është shumë mërëndësi qëndrimi i faktorit politik në Kosovë dhesëpaku unifikimi i qëndrimeve për këtë çështje jetikepër Kosovën. Partitë politike në opozitë në Kosovë, shikuar nga jashtë, si duket më shumë po angazhohenpër rrëzimin e qeverisë aktuale me qëllim të ardhjes sëtyre në pushtet me çdo kusht ndërsa çështja me Serbinësikur nuk u intereson aq shumë, mbase mendojnë se rruga e tyre e ndjekur për 20 vjet do të shpije diku dhedikur, qoftë edhe me coptimin territorial apo në njëzgjidhje e cila do qoftë ajo. Kjo me gjason si me një tëverbër që mbanë pishtarin e dritës për t’ju treguar tëtjerëve rrugën e drejtë, por ai nuk e shihte dritën as rrugën, ai shihte vehten! Por populli shqiptarë nëpërgjithësi e në veçanti ai i Kosovës dëshiron të shohdritën varësisht asaj se kush e mban pishtarin. Pradëshironë që kjo “barrë” e rëndë që po rëndon mbisupet e çdo shqiptari shekuj me radhë, të hiqet një herëe përgjithmonë. Të kritikohet Kurti e qevera sa here qëtë duhet, por kur është puna për politiken karshiSerbisë dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga Serbia,duhet veprua bashkë, duhet lënë anash hasmëritë me njëri-tjetrin, interest partiake apo personale, duhetkrijuar një strategji të përbashkët, mos t’na qeshin tëtjerët. Kjo është çështje jetësore për shqiptarët kudo qëjanë, jo vetëm për Kosovën, sepse me zgjidhjen e kësajçështjeje vjen edhe zhvillimi më i hovshëm zhvillimornë të gjitha sverat e jetës në Kosovë.

– Deputetet shqiptarë  parlamentshembull si nukduhet  na përfaqësojnë

Ndërkaq, situata politike në Mal të Zi është e paqëndrueshme, luhatëse dhe karakterizohet me rritjene nacionalizmit serb. Partitë politike shqiptarepjesëmarrëse në parlamentin dhe qeverinë e Malit të Zi po i bëjnë fresk qeverisë e më pak po merren me vetveten dhe popullin e tyre. Angazhimi i deputetëveshqiptarë në parlament është për të ardhur keq, mëshumë nxejnë karrigën se marrin pjesë në shqyrtim e matrialit punues, se për iniciativa as që mund të flitet. Të jesh përfaqësues i një populli në parlament ështëkrenari, por të jesh figurë decorative e tij është nënçimpër popullin që e përfaqëson! E kanë për çka tëdiskutojnë, sepse vendet e banuara me shqiptarë nëMal të Zi jo vetëm që janë vende më pak të zhvilluarapor kjo pabarazi sa vjen e thellohet. Kjo do të thotë se kemi të bëjmë me diskriminim ekonomiko-politik tështetit ndaj shqiptarëve. Është mirë e njohur se çdopushtet që bazohet në diskriminimin ekonomiko-politiknuk është efektiv dhe nuk ka të ardhme. Prandajzgjohuni njerëz të politikës aktuale, ndërgjegjësohunisepse keni përgjegjësi për ndjenjën vetiake e përgjegjësi morale për sjelljet e veprimet përpara të tjerëve dhe shoqërisë që e përfaqësoni. Keni pse të ngritni zërin në parlament e qeveri. Komunat dhe vendet me shumicë shqiptare vuajn nga centralizimi i fuqishëm i pushtetit (ekonomikisht e politikisht), shkatërrimit të ekonomisë, mungojnë investimet kapitale si askund tjetër. Shekuj me radhë vuajnë nga mosfunksionimi i të drejtës dhe shtetit ligjor kundrejt shqiptarëve me ndikim direkt në vetëdijen kombëtaredhe standardin jetësor të tyre. Si rrjedhojë sot e kësaj dite nuk funksionon infrastruktura ligjore në gjyqësi e administratë (s’ka vendime gjyqësore e administrative në gjuhën shqipe), përdorimi i flamurit kombëtar në institucionet shtetorore në vendbanimet shqiptare nuk funksionon, plan-programet e gjuhës dhe letërsisë shqipe, historisë dhe lëndëve të shkathtësisë janë më keq se sa para vitit 1990. Kjo gjendje duhet të përmirësohet aq më tepër kur dihet se shqiptarët në Mal të Zi kurrë nuk kanë qenë shovenista, përkundrazi kanë ndihmuar arritjen e pavarësisë shtetërore dhe demokratizimit të shoqërisë malazeze. Për këtë arsye shqiptarët meritojnë mirënjohjen e shtetit të Malit të Zi. Mirënjohja më e madhe do të ishte përmirësimi i pozitës juridiko-politike dhe mundësimi i zhvillimit ekonomik së paku në përputhje në resurset natyrore që Zoti iu ka dhënë shqiptarëve. 

– “Për të qenë zotëri i dijes, duhet të jesh sllavë i punës”.

Ka ardurë koha që politika shqiptare duhet të lëvizë nga vendi. Puna dhe dituria nuk mund të ndahen nga njëra tjetra, ata funkionojnë vetëm së bashku. “Për të qenë zotëri i dijes, duhet të jesh sllavë i punës”, kishte thënë Balzaku.

Nuk mund ta shuajm etjen duke menduar për ujin siç nuk mund të ngrohemi duke menduar vetëm për dru, por për të pasur ujë e për t’u ngrohur mirë duhet që qëllimi dhe puna të bëhën bashkë. A thua ne shqiptarët kemi qëllim të përbashkët, a kemi objektiva të caktuara apo strategji për jetësimin e tyre? Politika përfshinë të gjitha përpjekjet për të ndikuar vendimet e shtetit dhe realizimin e tyre. Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët për arritjen e këtij parimi? Përgjigja, për momentin, i takon atyre që na përfaqësojnë por edhe qytetari duhet të ndërgjegjësohet duke kërkuar zbatim e llogaridhënje, rrugë tjetër s’ka.

​ Në kushtet kur situata politike në Shqipëri është jo stabile, kur Kosova, pas ati lum gjaku të derdhur nga bijtë tanë për pavarësinë e saj, gati një gjysëm shekulli po vuan hiret e Serbisë, kur marrëveshja e Ohrit nuk po realizohet sipas dinamikave të përcaktuara, kur statusi juridiko-politik i shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi nuk po gjenë zgjithje të merituar, shtrohet pyetja e thjeshtë: Çka po ndodhë me shqiptarët? Kështu si po vepron politika shqiptare në përgjithësi a thua në këtë shekull  mund të zgjidhen hallet tona politiko-ekonomike.A mund të jetë ky shekulli ynë!