Në një atmosferë miqësore dhe bashkëpunuese, me shumë propozime dhe ide për të ardhmen e këtij aktiviteti, hapja solemne e manifestimit të dytë rajonal dimëror u zhvillua me sukses të plotë.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe shumë figura të rëndësishme nga Mali i Zi. Falënderime të veçanta për kryetarët Nihad dhe Sanel, të cilët morën pjesë me ekipet e tyre dhe me përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.
Aktivitetet vazhdojnë nesër në mëngjes me “larje në Liqenin e Hridsë”, ndërsa në orën 18:00 do të zhvillohet panel-diskutimi me temën “Skitë nordike në Mal të Zi”. Të dielën, më 13 prill, është paraparë aktiviteti kryesor: “Skijim nga Trekëndëshi kufitar”.
Po ashtu, vlen të theksohet se në takimin e sotëm të mbajtur në Pejë morën pjesë edhe këto komuna: Plava, Gucia, Tropoja, Peja, Deçani dhe Juniku. Nikoqir i takimit të vitit të kaluar kishte qenë komuna e Plavës.
Shihemi, nëse do Zoti, në Deçan për edicionin e tretë të këtij manifestimi tradicional në vitin 2026.
(Informacioni më sipër është marrë nga postimi i z. Enes Dreskoviq)
https://www.facebook.com/share/1ASw7au7mv/?mibextid=wwXIfr










