HEROIZMI I HARRUAR SHQIPTAR

Prof.dr.Naser FERRI

Vullnetari shqiptar Besim Vokshi duke e bartur në këmbë bashkëluftëtarin e plagosur nga Vukovari deri në Vinkovci në luften  çlirimtare në Kroaci.

Më 16/17 nëntor 1991 ne Vukovarin e rrethuar nga ushtria e paramilitarët serbë u zhvilluan luftime te pergjakshme e ky trim kishte  rrezikuar jetën e vet duke e shpëtuar mikun e plagosur dhe ishte kthyer prape ne betejë.

Sot Besimi jeton në Itali por per fat të keq ende nuk e gëzon statusin e veteranit të luftës siç e gëzojnë bashkëluftëtarët e tij kroat.

Përndryshe, ne luftën ne Kroaci kundër agresionit serb kanë marë pjesë rreth 3000 vullnetarë shqiptarë (në mesin e tyre edhe Bekim Berisha-Abeja) nga të cilët 90 janë vrarë, disa qindra janë plagosur dhe disa dhjetëra janë ende të zhdukur me dhunë.Një pjesë e konsiderueshme nga ata ende nuk e gëzojnë statusin e veteranit.

Në luftën e UÇK-së ne Kosovë ndërkaq, përkundër hulumtimeve të mia sistematike nuk kam hasur të dhëna për pjesëmarrjen e asnje vullnetari kroat.