Historia e Plavës dhe e Gucisë është një faqe që nuk mund të rishtkruhet.
Kjo trevë, e banuar kryesisht nga shqiptarë, u aneksua me forcë nga Mali i Zi. Ata që mbronin tokën e tyre u shpallën “rebelë”, ndërsa ata që donin ta pushtonin u ngritën në piedestal si “heronj”.
Më 12 gusht 2014, në Arzhanicë (Plavë), u inaugurua një monument në nder të ushtarëve malazezë të rënë në betejën e Nokshiqit. Këta ushtarë nuk kishin ardhur për ta çliruar trevën, por për ta pushtuar atë.
Ndërkohë, busti i Jusuf Çelajt, figurë e respektuar e komunitetit shqiptar, u hoq së fundi nga shteti i Malit të Zi me pretendimin se kishte qenë “kriminel lufte”. Por asnjë dokument zyrtar dhe asnjë arkivë nuk e vërteton këtë akuzë.
Dy kujtime, dy trajtime:
– një monument i mbrojtur dhe i nderuar,
– një tjetër i shkatërruar dhe i fshirë.
Ky paradoks nuk është i ri. Është, pak a shumë, historia e shqiptarëve kudo në Ballkan: ngrihen përmendore për ata që donin t’i nënshtronin, dhe hiqen përmendoret e atyre që rezistuan.
Një hero për njërën palë bëhet “kriminel” për tjetrën. Por e vërteta historike nuk duhet të shkruhet nga politika – ajo duhet të mbështetet mbi fakte.
Atëherë, kush janë kriminelët e vërtetë të historisë?
Ata që mbronin tokën e tyre… apo ata që e aneksuan me forcë?
Kujtesa nuk mund të fshihet. Ajo jeton në zemrat e popullit, dhe përderisa ka shqiptarë që kujtojnë, historia nuk mund të rishtkruhet.
Gazmend Buçaj, perkethyes I gjuhes , Belgjikë
(nipi i Çelë Mani Nokshiqit,)