Nga: Taulant Shahmani (mësues I Historisë dhe Gjeografisë)
Drejtor i shkollës :Ismet Sali Bruçaj/Guci e Re, Shkodër
Hyrje-
Qëkur Perandoria Osmane u dobësua dhe filloi të lëshojë territoret e saj në Ballkan ,vendeve fqinje iu shtua lakmia për ndarjen e territoreve tona mes tyre .
Pas Traktatit të Shën Stefanit ,u mbajt Kongresi I Berlinit më 13 Qershor 1878 ku u vendos ndër të tjera që Malit Të Zi ti jepej Podgorica ,Tivari ,Plava, Gucia, Hoti, Gruda, etj. Gjithashtu në vitin 1913 Konferenca Ambasadorëve në Londër vendosi kufinjtë e Shqipërisë të cilët ashtu janë edhe sot.
Ka 100 e me shume vjet që kombi shqiptar lëngon pasojat e kësaj pabesie, duke u përpjekur vazhdimisht të ndreqë diçka nga vendimet tinzare të asaj masakre. E gjithë kjo panoramë solli ndër të tjera edhe spastrimin etnik të shqiptarëve , shumë prej të cilëve ju drejtuan edhe qytetit të Shkodrës dhe rrethinave të saj si : Bushat ,Dobraç, Kullaj , Vrakë, Zadrimë etj. ku kaluan disa vite por duke mbajtur gjithmonë lidhje mes njëri tjetrit dhe duke synuar që të qëndrojnë të bashkuar përsëri kudo që të vendosen .
Krijimi i Gucisë së Re
Gjendur në këtë situatë një nga shqiptarët e Vuthajve të ardhur në Shkodër ishte edhe Alush Mem Brucaj ( I biri I Mem Shabanit pushkatuar nga serbët ngaqë nuk pranoi të kthehej në fenë ortodokse). Alushi një djalë i mençur dhe trim ishte emëruar si anëtar I këshillit të komunës Qendër në vitin 1928 në këtë kohë ai bën një kërkesë drejtuar Mbretërisë Shqiptare /Prefektura Shkodër ku kërkon që të gjithë të ardhurit nga trojet e Plavës , Gucisë, dhe Vuthajve të vendosen në një vend të caktuar dhe të krijojnë fshatin e tyre të ri, kërkesa aprovohet dhe vendoset që ky fshat të krijohet në Fushën e Shtojit krahas disa fshatrave të tjerë (të cilët kishin karakteristika të përbashkëta ) dhe të quhej Guci e Re .
( Foto,1 e Alush Mem Bruçaj) (foto ,2 Dokument I emërimit të tij si anëtar I këshillit të komunës Qendër)
Disa nga Familjet e para që u vendosen në fshat ishin :familja Plava, familja Zharaj , familja Bruçaj , familja Mekulaj, familja Çekaj, familja Shahmani, familja Llukaj, familja Bekteshi, familja Trepshi, familja Goçaj, familja Nikshiqi , familja Ahmetaj , familja Hakaj, familja Jahukaj. Pas disa vitesh nga krijimi I fshatit popullsia ishte në rritje me ardhjen e familjeve të tjera si familja Gjonbalaj , familja Piri, familja Dedushaj etj.
Shtrirja dhe popullsia e fshatit Guci e Re
Fshati Guci e Re shtrihet në Veriun e qytetit Shkodër dhe ndodhet rreth 5 km në largësi të tij ,ka reliev fushor.Ai kufizohet në Veri me përroin e Vrakës I cili është si vijë ndarëse mes Shkodrës dhe Malësisë së Madhe ,në Jug me fshatin Grudë e Re, në Lindje me fshatin Postribë, dhe në Perëndim me fshatin Shtoj i Vjetër
Popullsia e Gucisë së Re fillimisht ka qënë 263 banorë ndër të cilët 45 ishin kryefamiljarë , 6 kunorë , 206 frymë
Gjatë kësaj kohe në vitin 1930-1932 u bë ëdhe ndarja e tokave të gjithë familjeve të fshatit ku rezulton se fshati ka një sipërfaqe rreth 189.8 hektarë
Pas sistemimit të banorëve dhe mbi të gjitha vendosjes në një fshat ku të jenë përsëri sëbashku ashtu siç ishin më parë në trojet e paraardhësve të tyre lindi nevoja për arsimim të fëmijëve kështu banorët marrin lejen për ndërtimin e shkollës, truallin e dhuroi Xhamia e fshatit .Kështu të gjithë banorët u mobilizuan dhe ndërtuan shkollën e fshatit Guci e Re ,ajo sot mban emrin e Heroit të Punës ,mësuesit , birit të saj “Ismet Sali Brucaj” I cili dha jetën në krye të detyrës duke vënë të parin interesin e fëmijëve, arsimimin e tyre me çdo kusht dhe zhdukjen e analfabetizmit edhe në zonat më të thella të Shqipërisë.
foto ,mësues Ismet Sali Bruçaj
Njerëz që lanë gjurmë dhe vazhdojnë të kontribuojnë në fshatin tonë
Në fillimet e fshatit Guci e Re në fushën e artit njihej Nasuf Husko Shahmani I cili kishte ardhur në moshë shumë të re nga Plava dhe artin e nisi si një mënyrë për të jetuar ,ai pikturonte ajete kuranore në qelq si dhe ndërtonte vegla muzikore si çifteli dhe fyej po ashtu bënte punime të ndryshme druri dhe ndërtimtarie.
Gjatë viteve në vazhdim fshati ynë nxori shumë patriotë dhe intelektualë në fusha të ndryshme kështu mund të përmendim Sadik Bekteshi si komandant I çetës Perlat Rexhepi, Rexhep dhe Hava Hakaj (bashkëshortë) partizanë , Hysen Delia , partizan I cili kishte kthyer edhe shtëpinë e tij në bazë partizanësh të luftës nacional –çlirimtare .Në fushën e arsimit familjen Bruçaj e cila përveç mësues Ismetit ka dhe tre mësues mësues të tjerë që vazhdojnë të punojnë ,familja Shahmani e cila nxori shumë mësues dhe vazhdon të kontribuojë në arsim me gjashtë arsimtarë ,vlen të përmendet mësuesi I ndjerë Shaqir Shahmani I cili kishte mbaruar dy fakultete atë të Teologjisë si dhe fakultetin e Gjuhë Letërsisë , Gjithashtu në arsim dhe arte ka dhënë dhe vazhdon të jamë kontribut edhe familja Mekulaj. Në fushën e Mjekësisë kontribuon familja Plava me doktorë ,veterenarë dhe infermierë. Po ashtu të suksesshëm në fushën e ekonomisë dhe biznesit ishte është edhe familja Llukaj e cila kontribuon duke punësuar shumë të rinj të fshatit.
Galeria me foto të fshatit Guci e Re bashkangjitur këtij shkrimi: