HOTJANET BASHKOHEN NE PIKNIKUN E HOTIT NE NEW YORK 2…

HOTJANET BASHKOHEN NE PIKNIKUN E HOTIT NE NEW YORK
2 Korrik 2017

Qe nga vitet e 30-ta te shkullit te kaluar hotjanet nuk kanë pasur ndonjë takim me te madh sesa takimi i 2 Korrikut 2017 ne Newfoundland, New Jersey jo sepse nuk e kanë dëshiruar një takim te tillë por rrethanat e kohës dhe plaga e mërgimit bën te veten. Edhe pse larg nga trojet stërgjyshore hotjanet gjeten mënyrën te bashkohen me mesazhin e përbashkët se nuk do harrojnë asnjëherë rrënjët tona.
Rreth 300 pinjoll te denje te Hotit sikur me prezencën e tyre bartnin krenarin e bjeshkëve dhe maleve tona, duke defiluar me mburrje dhe me karizmin e veçantë te gjeneve tona te pastërta ilire.
Përndjekjet dhe vrasjet masive te hotjanve ne 150 vjeçarin e fundit sikur dëmtuan rend perspektiven dhe mbajtësen ne trojet tona autoktone ne Hotin e legjendave dhe ne Hotin e krenarisë kombëtare te luftës se Nokshiqit me ne krye Alush Smajlin e Murat Osmanin dhe trimat te tjerë hotjan.
Si duket me 2 Korrik 2017 ne Newfundland, New Jersey u bashkuan nyjet e Hotit, u takuan e pse jo edhe çmallen ne mes veti sepse edhe pse fatkeqësisht nj epjes e madhe Hotit është ne Amerikë, ne mbajmë gjallë dhe do te vazhdojmë te mbajmë gjallë me gjelozi atdhedashurinë dhe me krenari përulemi dhe gjunjëzohemi para amanetit te te parëve tan te mos harrojmë trojet e stërgjyshërve tan te lara ndërshekuj me gjak vetëm qe te ruhet shqiptaria dhe Plava e Gucia si tersi.
Na mban shpresa e ringjalljes se jetës dhe gjallërisë ne vendlindje, duke qen ne dijeni se ne dy dekadat e fundit Hoti është i vetmi vendbanim shqiptar ne komunën e Plavës qe ka pasur rritje te popullsisë.
Pikniku i vëllazërisë se Hotit mbi Plave ishte shume me vlerë sepse sot jemi shtuar në numër goxha i konsiderueshëm ne SHBA, dhe takime te kësaj natyre kanë edhe karakter njoftimi ne mes te gjeneratave te reja dhe përafrimin e tyre ne mes veti si vëllezër te një gjaku dhe trualli qe i përkasin.
Ky tubim do te ishte i pamundur te realizohej sikur mos te ishte përkushtimi dhe dedikimi i i vullnetarëve te vëllazërisë tone , qe fal angazhimit te tyre u arrit te realizohet ky piknik familjar, takim qe do te mbete për kohë te gjate ne kujtimet tona .
Mirëpo meritat u takojnë te gjth atyre qe muarren pjesë, dhe me prezencën e tyre dëshmuan dashurin e tyre ndaj njeri tjetrit. Por mbesim me shpresë se takime te tilla te shndërrohen ne tradicionale, sepse fundja e kemi edhe obligim moral ndaj njeri tjetrit dhe e rrënjëve tona qe te ruajmë dhe kultivojmë traditën, gjuhen dhe vlerat tona te larta kombëtare, vlera këto te trashëguara brez pas brezi ne Hotin tone.

Imer M. HOTI

Leave a Comment