Që nga 19 nëntori i vitit 1912, kur u okupuan nga Mali i Zi, Plava dhe Gucia rënkojnë nga plagët e padrejtësive historike të shkaktuara nga vendimet e Kongresit famkëq dhe antishqiptar të Berlinit. Malit të Zi ju servuan dhuratë nga fuqitë e mëdha, tokat shqiptare, si Plava e Gucia ashtu dhe shumë treva të tjera të banuara me shqiptarë autoktonë.
Sot, pas 113 viteve, Plava e Jakup Ferrit e Gucia e Ali Pashë Gucisë ende vuajnë plagët e kohës – si asimilimi perfid, boshatisja e këtyre trevave por edhe diskriminimi në kontinuitet që vazhdon edhe sot në emër të pseudodemokracisë.
Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një provokimi me një tabelë komunikacioni, ku në shenjen udhëzuese në drejtim të Pejës ishte vendosur shtojca “SRB”, me aludim qellimkeq se Peja gjaja qenka pjesë e Serbisë. Në këtë provokimi ka reaguar me vendosmëri piktorja hotiane Kaltrina Hoti, e cila, në qendër të Bashkisë lokale të Murinës, u ballafaqua me serbët lokalë, duke qëndruar trimërisht pa u trembur fare.
Guximi i saj, ishte për çdo lavdatë dhe shumë mbresëlënës, sepse rrënjët e origjinës së saj nuk e lejuan qëndrojë duarkryq ndaj një provokimi tendencioz, nacionalist e të rrezikshëm, i cili dikujt mund t’i duket si jo edhe aq relevant, por në Ballkanin tradicionalisht luftarak mjafton një shkëndi që të ndizet flaka.
Na befasuan reagimet e zyrtarëve të Komunës së Plavës dhe të Ministrisë së Komunikacionit meqë të dyja palët kanë dhënë përgjigje apo gjysëmpergjigje qesharake: “se kemi bërë ne dhe s’ka aprovim nga ne.”
Vallë, a ka në këtë shtet inspekcione e mbikqyrje përkatëse, athua ka polici, a ka ligj dhe a ka drejtësi dhe mbi të gjitha a e ka parë kush këtë tabelë?
Po partitë politike dhe aktivistët shqiptarë të trevës sonë– a e ka parë ndokush këtë tabelë apo duhet gjithmonë dikush me iu dhanë leje që të flasin e të reagojnë për interesat jetike të shqiptarëve ?
Ju me makiato në dorë i jepnit leksione Kaltrines në vend që ta përkrahni e ta mbroni atë, po Ju, që pasi u hoq tabela, po bëni statuse në rrjete sociale se u hoq tabela, duke mos e përmendur aktin e guximshëm të Kaltrinës së Hotit të Kujit.
E Ju, Kryetar i komunes së Plavës zt. Canoviq mos e nenvlerësoni gjuhen shqipe, dhe merrni shembuj pozitiv dhe aplikonj ato ne te miren e pergjithesheme sepse me diskriminim nuk shkohet para por vetëm me perafrim dhe duke i aplikuar vlerat e larta demokratike.
Serish, po theksoj se, kur e pash trimëreshën e Hotit në Murinë, në një qendër të njohur për radikalizëm sllav, mu kujtuan Hotjanët në Betejën e Nokshiqit – me thenjën e tyre epike “Nima e Zotit e Pushka e Hotit”.

Të përgëzoj për guximin dhe trimërinë e treguar, jo vetëm në këtë rast, burrëresha malësore Kaltrina Hoti !!!
Nga Esad Gjonbalaj

https://www.facebook.com/share/v/16LHHFMUFv/?mibextid=wwXIfr