Dje, me dhimbje të madhe morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të 45 vjeçarit, Artan Venhari.
Artani ishte një njeri i jashtëzakonshëm, me energji të skajshme pozitive, me pasion të pashuar për sportin e sidomos Aeronautikën, ku shërbeu si President i Federatës së Aeronautikës të Kosovës. Kosova humbi një qytetar ekselent, familja sportive humbi një lider të admirueshëm, kolegët e shokët mikun e tyre të vyer dhe shumë fisnik.
Plava e Gucia, respektivisht familja Qosaj: Rexhepi, Musa, Isa dhe Halili, humbën nipin e tyre, pasi që Artani ishte djali i motrës së tyre, Naxhije Qosaj. Artani pas vetes la bashkëshorten Hana, nanën Naxhije dhe vëllaun Ardianin.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot, 08 shtator 2019, në ora 18:00, në varrezat e qytetit, në Prishtinë.
Plava e Gucia Sot, u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit sportiv të Kosovës!
/Plava e Gucia Sot