Sot njëzërit deputetët në Kuvendin e Malit të Zi kanë përkrahur propozimin e deputetit Genci Nimanbegu për vendosjen ne rend të dites Propozimligjin mbi kthimin e pronës në Valdanos, i cili u votua me 76 vota pro dhe asnje kundër.
Deputeti Nimanbegu, si zakonisht, fjalimin e tij e hapi në gjuhën shqipe dhe pastaj u fokusua tek çështja dhe problematika e Gjirit të Valdanosit që nga marrja e tij e padrejtë.
Më poshtë mund të lexoni fjalimin në tërësi:
Mirdita të nderuara zonja dhe zotërinj,
Unë propozoj që në rendin e ditës së Kuvendit të vendoset pika e titulluar Propozimligji mbi eliminimin e pasojave të marrjes së Gjirit të Valdanosit, e cila është dorëzuar këtu në procedurë përsëri në janar të këtij viti. Këtu bëhet fjalë për një problem të cilin qytetarët dhe ish-pronarët e Komunës së Ulqinit e ngritën rreth njëzet vjet më parë, dhe është një rast tipik që qëllimi për të cilin toka u muar me Vendim të organit i cili nuk i respektoi të gjitha procedurat për eksproprijim në atë kohë, ka marrë një milion metra katror tokë, 18 mijë rrënjë ulliri, të cilat as sot nuk janë në funksion. Kjo padrejtësi e bërë ndaj këtyre pronarëve, e cila për shkak të opinionit duhet të përsëritet këtu, u përket të gjitha bashkësive fetare, të gjitha kombësive në Mal të Zi, dhe vetë komunitetet fetare kanë pronë në atë kompleks. Kompleksi i Valdanosit është diçka që duhet të ruhet, qëllimi i këtij ligji, ku parashikohet që në procedurën ligjore në më së shumti tre vjet, ky proces përmes Drejtorisë për Patundshmëri, të inicohet dhe kjo pronë në mënyrë ligjore tu kthehet pronarët legjitim dhe të vërrtetë. Unë u bëj apel të gjitha klubeve që të solidarizohen me këtë iniciativë dhe përmes shqyrtimit në këtë Kuvend, tu mundësojmë këtyre pronarëve legjitim dhe pasardhësve të tyre, të vijnë deri te prona e tyre, e cila u është marrë padrejtësisht .