Fidane Duka nga fshati Komsi në Mat thotë se makina është për djemtë, jo për pleqtë, por është e detyruar që të lëvizë shpesh për të bërë pazarin dhe për të dërguar bulmetin nga fshati në qytet.
Është e rrallë që të gjesh një grua në Shqipëri në moshën 60-vjeçare që t’i japë makinës mjaft mirë dhe pa frikë si Fidane Duka nga fshati Komsi në Mat.
Fidanja tregon se shkak për makinën u bë vëllai që ia solli, ndërsa më pas shkoi në kurs tre muaj për të marrë patentën. Nëna e shtatë fëmijëve e ka mbyllur tregimin e historisë së saj mjaft interesante me një batutë me gazetaren Anjeza Maja në rubrikën “Njerëz të padukshëm”. ‘Jam plakë e vjetër, jam 60-vjeçe, por të kisha qenë e re, nuk do ta kisha liruar vendin e punës, ‘i don’t care” thotë Fidane Duka.