Dëshmitarët: Tentoi të hapte derën e emergjencës, u përlesh me ekuipazhin dhe pasagjerët
Nga Elaina Riley dhe Gina Dvorak
Një incident i pazakontë ndodhi të enjten pasdite në një fluturim nga Omaha për në Detroit, ku një i ri shqiptar nga Nebraska tentoi të hapte derën e emergjencës së avionit dhe u përlesh me ekuipazhin dhe pasagjerët.
Autoritetet në Iowa njoftuan se oficerët e policisë shoqëruan dhe arrestuan Mario Nikprelaj, 23 vjeç, pas devijimit të avionit në Aeroportin e Iowa-s Lindore, në Cedar Rapids.
Nikprelaj është akuzuar për:
• Sjellje të çrregullt
• Sulm
• Posedim i medikamenteve me recetë
• Mosvendosje e pullës tatimore
• Ngacmim i shkallës së parë
Gjykata i caktoi një garanci prej 10.000 dollarësh, ndërsa seanca paraprake do të mbahet më 28 korrik. Por, për shkak se përballet edhe me një akuzë federale, ai nuk mund të lirohet me kusht.
Kompania SkyWest Airlines konfirmoi se fluturimi 3612 u devijua për shkak të incidentit, duke theksuar se kanë tolerancë zero ndaj sjelljes së dhunshme dhe se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit është prioriteti kryesor
