ILIRËT NË USHTRI ROMAKE

Prof.dr. Naser FERRI

Një monument interesant nga koha romake është gjetur ne fshatin KalIçan te Istogut.

Fjala është për një monument mbivarror te tipit “stelë dardane” prej guri gëlqeror  nga kapërcyelli i shekullit II ne shekullin III të erës sonë me mbishkrim vijues ne gjuhen latine:

DM AVR(elius)  BATO MILES LEG(ionis) V(II  Claudiae) VIXIT AN(nis) XXX MIL(itavit) ANNIS XII A(urelius) VIATOR PATE(r) FIL(io) P(ientissimo) P(osuit).

që do të thotë: Kushtuar Maneve-hyjnive të nëntokës, Aurelius Bato, ushtarit te legjionit VII Klaudian, i cili kishte shërbyer 12 vjet, Aurelius Viator, babai, ia ngriti (monumentin) birit më të virtytshëm.

Ushtari Bato ishte me origjinë iliro-dardane gjë qe e dëshmon pjesëmarrjen e ilireve ne ushtri romake përmes te cilës kishin mundësi për krijimin e karrieres ushtarako-politike  ne shoqeri romake përfshirë këtu postet e larta shtetërore ushtarake e politike deri te posti i perandorit, siç ishte rasti me perandorët Dioklecianin, Konstantinin e Madh, Justinianin e një varg perandorësh romak te tjerë me origjinë ilire.