IN MEMORIAM – Me rastin e  ditëlindjes: 106 vite më parë u lind Akademik – Esad Mekuli

ESAD MEKULI

(17 dhjetor 1916 – 6 gusht 1993)

Më 17 dhjetor 1916, në Nokshiq të komunës së Plavës, u lind Esad Mekuli, akademiku, poeti, kritiku, përkthyesi shqiptar, redaktori, e kryeredaktori dhe presidenti i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Mekuli ishte një figurë e gjithanshme, me kontribute mbresëlënëse në lëmin e kulturës shqiptare. Albanologu i shquar kanadezo-gjerman  Robert Elsie e ka konsideruar Mekulin si themelues te poezisë moderne shqiptare në ish-Jugosllavi.

POPULLIT TIM, ESAD MEKULI

Deshta, shum’ kam dasht-dishrue

që me këng të trimnoj, me fjalen tënde të ndrydhun

të ngrej fuqitë prej gjumit…

këndova (dhe kur m’ishte ndalue)

se liria do të vinte edhe për ty, të përbuzun.

këndova mbi ditët fatlume që do të lindshin, pa dhun,

n’agimin e lirisë për ty me popujt këtu e ngjeti,

mbi forc të bashkimit mbarë:

mbi vrullin tand të mëshehun

-unë, biri yt dhe-poeti.

po! n’errsinën e shtypjes së randë sa shkambi,

ndëgjova thirrjet që të bana me dal n’dritë-

pse për liri-me tjerë

ke dhanë dhe ti

djers e gjak si etnit.

kam dhanë, i dashtun…dhe sot, në liri-

kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa

pranga mbeti,

me ty këndoj mbi fuqinë e ngjadhun nën yllin që na pri’

-unë, biri yt besnik dhe-poeti.