Incident para parlamentit serb, shtyhen deputetë e ministra (VIDEO)

Presidenti i partisë opozitare serbe, Dveri Boshko Obradoviq, disa deputetë dhe mbështetës të partisë “bllokuan” shkallët në hyrje të parlamentit serb.

Në një moment erdhi  deri te shtyrja në mes të Obradoviqit  dhe ministrit serb të Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, i cili po shkonte në seancën parlamentare, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Mbështetësit e Obradoviqit dhe Dverit mbanin  parulla “Poshtë qeveria”, ata me flamuj serbë dhe simbole partie në duar brohorisnin se Presidenti i Serbisë “tradhtoi Kosovën”.