Informacionet e fundit pas vendosjes së Komunës së Gucisë në karantinë

Në Komunën e Gucisë ne 10 ditët e kaluara janë lajmëruar 14 raste me Covid19, 7 prej tyre nga Administrata e Komunës se Gucisë. Nga kjo rrjedh se shkalla e infektueshmërisë ne Guci është me e larta ne Mal te Zi (700 raste ne 100 mije banore) kjo për shkak te numrit te vogël te popullsisë ne komunën e Gucisë.

Si rrjedhoje e gjendjes se krijuar  TNK – Trupi Nacional Koordinues i Malit te Zi  ka sjellur vendimin e krantiminit  te Komunës se Gucisë dhe ndalohet qarkullimi  nga ora 18 gjerë ne ora 5:00.

Si rezultat i kësaj gjendje TNK – Trupi Nacional Koordinues i Malit te Zi ka caktuar disa masa me qellim për ta ndalur përhapjen me te madhe te Koronavirusit ne komunën e Gucisë. Siç njoftohemi këto masa po rrespektohen ne mase te madhe.

Një nga masat qe shkaktoi me shume kokëçarje për afaristet dhe për fermerët ishte ndalimi i udhëtimit nga një komune ne tjetrën. Meqe ne Guci nuk ka Banka dhe Pompe te benzinës nga sot do te ju lejohet afaristeve qe ta paguajnë pazarin ditore ne Banka ne qytetin e Plavës nga ora 12:00 – 12:30 kurse per ata qe kane nevoje te furnizohen me derivate te naftës si dhe me medikamente ne Plave këtë mund ta kryejnë ne orarin nga ora 15:00 -16:00.

 Vlen te theksoher se ne vend te dyte është Rozhaja me (549 raste ne 100 mije banorë). Priten edhe një numër i konsideruar i rezultateve nga kontaktet e rasteve tashme te konfirmuara ne Komunën e Gucisë.

Për mos respektimin e këtyre rregullave mund te dënohesh nga 100 deri ne 2000 euro për personat fizik.

Të gjitha masat qe janë ne fuqi mund ti gjeni ne vazhdim ne një njoftim te Shtabit Operativ te Komunës se Gucisë

NJOFTIM nga Shtabi Operativ i Komunës së Gucisë

Të nderuar qytetarë Komunës së Gucisë,

Ju bëjmë apel që t’u përmbaheni masave që janë të caktuara nga TNK (Trupi Nacional Koordinues) për sëmundje ngjitëse të marra ndaj situates epidemiologjike në Komunën e Gucisë.<br>

Masat që janë në fuqi për Komunën e Gucisë janë:

I – Ndalohet dalja nga objektet e banimit nga ora 18:00 deri 5:00;

II – Ndalohet puna e gastronomisë (kafeneve, bareve, restoranteve, hotelierive, etj.);

III – Ndalohet komunikacioni publik dhe privat ndërurban nga dhe në komunë – përveç rasteve urgjente dhe punëve të rregullta.

Tjetër:

1. Ndalohen tubimet në hapësira publike të mbyllura dhe të hapura: manifestimet publike, sportive, politike, kulturoro-artistike dhe manifestimet private, dasma si dhe manifestime të tjera;

<l

2. Ritet fetare në objektet fetare të mbahen pa praninë e qytetarëve;

3. Pranimi i ngushëllimeve dhe kryerja e varrimeve – vetëm në rrethin të ngushtë familjar;

4. Ndalohet që mbi dy persona të rritur të jenë njëkohësisht në një mjet motorrik, përveç nëse janë të një bashkësie familjare ose personave që kryejnë punë të rregullta;

5. Ndalohet qëndrimi ose dhe levizja e mbi dy personave të rritur në hapësira publike të hapura, përveç nëse janë të një bashkësie familjare dhe personave që kryejnë punë të rregullta;

6. E domosdoshme mbajtja e maskave mbrojtëse në hapësira publike të hapura dhe të mbyllura, kjo masë nuk vlenë për në objekte të banimit;

7. Ndalohen tubimet në objekte të banimit personave të cilët nuk janë anëtarë të së njëjtes bashkësi familjare;

8. Ndërprehet puna e institucioneve arsimore të cilat organizojnë arsimimin parashkollorë.

E MUNDËSUAR:

Që në periudhën kohore, nga ora 12-12:30 ndërmarrësit mund të shkojnë në Plavë për të kryer shërbimet e pagesave të pazarit;Nga ora 15:00 deri 16:00, bujqit mund të udhëtojnë për në Plavë për t’u furnizuar me derivate të naftës; Gjithashtu, nga 15:00 deri 16:00 qytetarët mund të udhëtojnë për në Plavë për t’u furnizuar me barna dhe medikamente.

Gjithashtu Ju bëjmë thirrje qytetarëve të Gucisë që t’i drejtohen Shtabit Operativ të komunës së Gucisë që t’u ofrojë ndihmesë në qoftë se tek Ju egzistojnë kërkesa të caktuara të cilat mund të jenë kufizuar nga rrethanat e imponuara.

Numri kontaktues: 067 319 238

/Përgatitur nga redaksia e portalit Plava e Gucia Sot