12 Nëntor 2021
Në ambientet e Institutit Albanologjik në Prishtine në prezence të një numri të madh të të interesuarve u përurua në mënyre solemne vëllimi “Lahutarët e Sanxhakut të Pazarit të Ri” i cili përmban kumtesat nga Simpozium i mbajtur me 8.shtator 2018 në Institutin Albanologjik i organizuar nga Instituti Albanologjik dhe Shoqata “Kosova për Sanxhakun”. Përurimin e moderoi zt.Binak Ulaj, ndërsa e prezantuan prof.dr.Zymer Ujkan Neziri dhe zt.Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Me këtë rast fjalën e morren edhe zt.Mehmet Bardhi nga Ulqini, zt.Ali Daci nga Rozhaja, Mehmet Halimi, Hidajet Hyseni dhe folës të tjerë.
Vëllimi është botuar në gjuhen shqipe, angleze dhe atë boshnjake dhe i është dedikuar lahutarëve shqiptarë që shpeshherë janë përvetësuar padrejtësisht nga boshnjaket dhe popujt e tjerë./Plava e Gucia Sot