Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Intervistë ekskluzive me kryetarin e parë të SHKA Maja e Karanfilit z.Idriz B Ahmetaj (foto)

Kur u themelua SHKA Maja e Karanfilit, Vuthaj. Rrugëtimi i saj për tridhjet vite, sukseset dhe sfidat dhe shume të tjera do ti mësoni ne këtë intervistë ekskluzive me z. Ahmetaj 

I nderuar Idriz na flisni pak për vetveten tuaj, kush është Idriz Beqir Ahmetaj dhe cili është rrugëtimi i tij jetësor

U linda në Vuthaj me 05.11.1953, shkollën tetëvjeçare e kam kryer në Vuthaj-Guci ,shkollën e mesme në Pejë ,shkollën e lartë ne Universitetin e Prishtinës . Pas mbarimit të studimeve jam punësuar në shkollën fillore ,,V.Bashkim” Slivovë komuna e Prishtinës, me pas vendosa që të kthehesha në  vendlindje pasi që kishte nevojë për mësimdhënës. Vende te lira punës kishte siç ishte rasti I shkollës tetëvjeçare në  Guci. Konkursi u shpall, kualifikimet  e duhura i  kisha por nuk me pranuan arsyetimet ishin të ndryshme po dihen rrethanat e asaj kohe. Me pas punova në shkollën e mesme në Plavë për disa vite  me ndërprerje dhe gjysmë normë dhe pa vendim pune. Vendosa që me gjithë ato vështirësi të merrem me aktivitete tjera si : Kryetari I bashkësisë lokale Vuthaj ,delegat I bashkësisë lokale ne Plavë ,në fillim të demokracisë isha me grupin e parë për formimin e Lidhjes Demokratike në Mal të zi ,isha themelues – kryetar I SHKA ,,Maja e Karanfilit” Vuthaj, isha anëtar për themelimin e tubimit tradicional popullor ,,Alpet Shqiptare” ,isha asamblisti i parë nga Lidhja Demokratike në kuvendin komunal Plavë . Në  kohen e luftës në Kosovë u angazhova në shoqatën  ,,VITA” për të ndihmuar refugjatet nga Kosova për strehim , veshmbathje dhe ushqim etj ndërsa në shkollë u angazhova me nxënësit nga Kosova mbas dite ne shkollën tetëvjeçare në Guci.

Idriz B Ahmetaj foto e bere gjate kohes sa ishte aktiv ne SHKA Maja e Karnfilit, Vuthaj

Ju jeni njeri nder themeluesit e SHKA Maja e Karafilit e cila këtë vit kishte 30 vjetorin e themelimit te saj. Na fol pak për ditët e para te shoqërisë dhe si ishte ajo atëherë

          Pata fatin qe isha në at kohë kryetar I bashkësisë lokale Vuthaj  dhe mu dha mundësia për te organizuar një tubim-ushtrim me një grup të vogël anëtaresh.  Fillim kemi filluar me ushtrime në Doli te Guicise te kisha, ma vonë në Vuthaj në shtëpinë e kulturës por jo në lokalin e rinisë por veç në zyrën time në mënyrë të msheft. E vërteta është se shoqërinë e kanë formuar vetë populli-rinia e Vuthajve si dhe të fshatrave te gjera të Plavës e Gucisë ,sepse pa dëshirën e tyre nuk kishim mundur me formuar shoqërinë . Bjen fjala për çështjen e sallës në  shtëpinë e kulturës  u ba një tubim popullor për lirimin e saj nëse kooperativa nuk e lëshon sallën do ta çelim me dhunë kjo u krye dhe salla u lirua pastaj patëm mundësin qe te organizojmë ushtrime në mënyrë të rregullt.

Kur u regjistrua dhe a kishte pengesa për regjistrimin e saj

          SHKA  ,,Maja e Karanfilit ” u regjistrua zyrtarisht me datën 02.02.1990 në Plavë .  Pengesa për regjistrim e saj kishte ne  fillimisht kemi fillua me një grup të vogël anëtaresh ne mënyrë ilegale. Nga viti 1989   gjate  kësaj kohe na thoshin qe nuk ka nevojë për një shoqëri të re pasi qe ekzistonin disa shoqëri në komunën e Plavës. Në Plavë ishte komisioni për arsim dhe kulturë dhe unë u takova me njërin nga anëtarët e këtij komisioni ku I tregova gjitha problemet qe I kishim që se pari të paraqitemi në komitet pastaj në pune të brendshme për të na dhanë vizën për regjistrim.  Me të u morra vesh qe unë me ja dorëzua kërkesën kur ata kanë kërkesa tjera për shqyrtim, kështu qe pas disa muajsh me tregoj qe tija sjelli para mbledhjes pa dite askush as një anëtar I grupit te komisionit. Kërkesa ishte nga bashkësia lokale Vuthajve , që shoqëria do të jetë e hapur për të gjithë pa dallim kombësie dhe do të ketë emrin Shoqëria Kulturore Artistike ,,Maja e Karanfilit” Vuthaj. Menjëherë pas mbledhjes e kam marr vërtetimin për leje dhe kështu zyrtarisht u regjistrua shoqëria pran institucioneve përkatëse te kohës ne komunën e Plavës. .

Ku u mbajt koncerti i par i SHKA Maja e Karanfilit dhe na fol pak për sukseset e saj te kohës kur ti ishe kryetar i saj

          Koncerti I pare historik është mbajtur në vendin e themelimit Vuthaj me datën 01.05.1990 . Ishte kjo nje ngjarje madhështore, para se te shfaqim koncertin na erdhi njoftimi qe nuk mund ta shfaqim koncertin pa marr lejen në polici por në at kohë nuk kishte nevojë për leje por vetëm për ti njoftuar policin  për koncertin. Kështu koncerti vazhdoj pasi qe dërgova njoftimin nga bashkësia lokale e Vuthajve . Gjate kohës qe isha kryetar I shoqërisë kemi vazhdua me koncerte në  Guci – Plavë sipas nevojës, për festa dhe organizime te ndryshme. Aktiviteti i shoqërisë filloj te rritet kështu qe  në Rozhaj kemi shkuar dy herë ,ne Tuz kemi shkuar për dy vite radhazi  , në Ulqin ,Katër Kollë ,Ostros kemi shkuar tri vite radhazi gjatë sezonës verore. Në Shqipëri, kemi vizituar Shkodrën,  në Vermosh dhe Qaf të Perdelecit kemi mbajtur koncert për disa ditë. Në kuadër të shoqërisë kemi formuar edhe grupin letrar  me emrin Mr ,,Ali Ahmeti” ku kryetar I se cilës ishte profesori I gjuhës shqipe Fadil Ulaj.

Mërgimi ka bere te veten duke renduar shume aktivitetin dhe funksionimin e SHKA, mirëpo kjo shoqëri sot ekziston dhe funksionon fal përkushtimit te bashkëvendësve tanë. Ke ndonjë sugjerim për rinin dhe anëtaret e SHKA se si te mbajnë gjalle këtë institucion te trashëgimisë kulturore te trevës tone

          Për rinin dhe anëtarët e kësaj shoqërie artistike sugjeroj të vazhdojnë punën e shkëlqyeshme të cilën janë duke e bër .Kjo shoqëri ka përfshin një pjesë të madhe të jetës time me plotë kënaqësi dhe veshtersi, shpresoj ta mbani gjallë ketë monument te rëndësishëm  të  kulturës dhe  trashëgimisë së trevës tone.

I nderuar Idriz ne ndoshta gjate kësaj interviste nuk ju kemi pyetur ndonjë pyetje, por qe ju dëshironi te i shtoni këtij bashkëbisedimi , ju lutem na thuaj se çka do te veçoje e qe ne nuk u pyetem

          Ndoshta kam shumë për të thënë por po ceki disa  gjëra që  po me kujtohen në  këto momente nga Shqipëria – Tropoja Deli Metaliaj, mjeshtër I valleve për një kohë të shkurt I ka përgatit me valle popullore valltaret tanë  , ndërsa nga Kosova – Prishtina Bahir Sheholli etnomuzikolog I njohur na ka dhanë këshilla dhe sugjerime ,ndërsa  nga Amerika na kanë dhanë ndihem për blerjen e instrumenteve po e veçoj njërin prej tyre si Bruno Selimaj dhe të gjithë bashkatdhetarëve të cilët na kanë ndihmuar . Falënderoj të gjithë anëtarët e shoqërisë qe nuk u dorëzuan asnjëherë e edhe me rastin kur disa dishtën të na përvetësojnë. Kur një grup I njohur për vendasit tanë për qëllime të tyre personale dhe politike, por fal anëtareve të vendosur dhe besnik nuk u dorëzuan dhe shoqëria ekziston edhe sot.

Dua  të kërkoj falje të gjithë atyre qe nuk ua kam  përmend emrin, kontributi i juaj  dihet shpresoj të takohemi një ditë të gjithë.

Esad GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot

Foto e bere ne Qafë tePerdelecit, Shqiperi
Pjestaret e SHKA, Maja e Karanfilit te krojet e Ali Pashes Vuthaj, me rastin e provimit te Lidhjes Demokratike ne Mal te Zi
Deli Metalijaj me pjestret e shoqerise tone ne Vuthaj v1991
Anetaret e SHKA gjate koncertit ne Ulqin
Nje grup shokesh fillestar te SHKA Maja e Karanfilit
Antaret e Shoqersi duke ju ren instrumenteve Ulqini 1991
Vuthaj duke percjellura koncertin e e shoqeris ne ambinet te hapur para Shtepis se Kultures me 1 Maj 1990
Exit mobile version