Intervistë me Demë Ulaj: Burgosjet nuk e shuan kurrë te unë flakadanin e atdhedashurisë dhe lirisë

I nderuar Demë Ulaj u jemi mirënjohës qe ju pranuat ftesën tone për te zhvilluar këtë  intervistë për portalin e par ne gjuhen shqip te Plave Gucisë, “Plava e Gucia Sot”.

zt Demë, portali ynë kohë pas kohe zhvillon intervista me personalitet të shquara të trevës tonë, qofshin ato të dëshmuara për atdhetari, dituri dhe arritje të llojllojshme  në lëmi të ndryshme të jetës;

     Zt Dema Ulaj ju keni një histori jetësore te rrallë, jo vetëm ju si individ por edhe familja e juaj , familja e juaj ishte halë ne sy për organet e sigurimit te UDB-se ne Plave Guci për  shkak te angazhimeve dhe aktiviteteve tuaja atdhetare.

zt Demë na shpalos pakëz biografin tuaj, na flisni për vendlindjen tuaj dhe rrugëtimin tuaj jetësor deri te burgosja.

Fillimisht do përpiqem qe te përgjigjem sa me shkurt !

Vërtetë, kisha pas qenë hale në sy për sigurimin sekret Malazez !?

Që nga mosha 13 vjeçare e deri në arrest me thyerjen e kufirit Shqiptaro-Shqiptare , me akuza të ndryshme !

Jeta ime, biografia ime !

Në fundgushtin e verës 1971 si nxënës pranë shkollës ,,Xhafer Nikoceviq “ në Guci, kalova kufirin Shqiptaro-Shqiptare ilegalisht nga bjeshka e Romanit në drejtim të Shqipërisë nënë !

Në qytetin ,,Bajram Curri “ me mbajtën 44 ditë . Me kthimin nga R.P.S.SH  (Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë) fillova vijimin e shkollës ne klasën e 8-të .

Shkollën e mesme të Arteve Figurative i kam përfundua në Peje  viti 1975 .

Fakultetin pranë Akademisë të Arteve Figurative në Prishtine i  përfundova në pranverën të vitit 1980. Në këtë vit kthehem në vendlindje (Vuthaj) ku me të ndjerin Baba filluam themelet e shtëpisë !

Ne Malësoret, siç e Dini edhe juve zt… Esad kemi pas shumë kureshtje e etje për dituri, trimëri, dhe Patriotizëm !!

Si i vogël kam qenë i brumosur me një ndjenje të veçantë  Patriotike !!

Të betohem në Fëmijë dhe në Flamur se për Shkabën Dykrenare jam në gjendje ta japë jetën , dje, sot, dhe nesër, sikurse me pi një kafe !!!

Siç thash, filluam ndërtimin e shtëpisë ne Vuthaj në pranverën të vitit 1980, ndërkohë unë e vendosa Flamurin Kombëtarë mbi çati për rreth 4 muaj rresht !

E potencova këtë sepse ata të pestët (5) në gjygjin Suprem të Malit të Zi më bënë pyetje : Pse ti e mbajte flamurin plot 4 muaj “ unë u’a këtheva: sepse kur e shoh valëvitjen e ti në ajër, zemra më bëhet mal dhe punën e rënde ma lehtëson” ata vetëm e shikonin njeri tjetrin !!

 Zt Demë ju i përkisni botës së artit mbase edhe përfunduat studimet ne këtë fushë. Ju në Plavë Guci kini dhën edhe kontribut  të hershëm dhe ishit ndër të paret për angazhimin e rinis në aktivitete kulturore. Na flisni diç për këtë pjesë të jetës tuaj.

Në mos gabofsha , rreth viteve 1976-77 vendosa ta formoi një shoqëri Kulturore Artistike, konkretisht autoktone , në Vuthaj !

I shkrova tre Lajmërime publike dhe bëra shpërndarjen e tyre , në Vuthaj, Plavë dhe një në Guci ! Me pretekst për të interesuarit për ta Shfaq autoktoninë e folklorit tonë ! Edhe kjo shoqëri për Organet e Sigurimit nuk ishte shoqëri artistike ,por shoqëri , politike “. Me shumë sakrifica filluam ushtrimet, në shkollën fillore në Vuthaj. Anëtarët vinin në ushtrime , në një  dorë mbajtshin instrumentet muzikore , kurse në tjetrën mbanin dru sepse ishte dimër i ftohet dhe duhej të ndiznim stufën!

Mbanim mbledhje për furnizimin e anëtarëve të shoqërisë, për kostumet kombëtare, Lokalin e ushtrimeve, statusin ligjore, si dhe për emrin e kësaj shoqërie!

Mendimi im ishte , që ti epet Emri, ,, Josip Rela”i  mësuesi të pare në gjuhë Shqipe në Vuthaj!!

Në vitin 1978 dhe 1980, një grup studentesh nga Plava dhe Gucia , bamë dy turne ne R.P.S.Sh  (Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë)   me iniciativën time dhe ndihmësin tim, zt. Munir Ahmetaj, Edhe këtu me akuzuan se kinse nga Shqipëria solla shumë libra me përmbajtje armiqësore, propagandistike, irredentiste, separatiste formulime dhe akuza të njohura të kohës kundrejt shqiptarëve patriot !!!

Sa i përket aktiviteteve të mija kulturore po theksoj se edhe në Kosovë isha i angazhuar  anëtarë I Sh.K.A. ,, Ramizi dhe Boro “ në Prishtinë në krye me Regjisorin e filmave të animuar dhe Koreografin , Zt  Shkelzen Zhubin, në ketë grup ishte edhe anëtarë i shoqërisë,  këngëtari i mirënjohur sot zt Mahmut Ferati !

Por mua mjerisht, kënga më mbeti në ,,fyt” në vitin 1981 për shkak të burgosjeve dhe përndjekjeve të UDB-së!

 Kur u burgoset dhe na trego, për vuajtjet , dënimin, akuzat e UDB-së

Personifikimet e mia, arrestimet, ndëshkimet e mia filluan nga viti 1981. Me 26 Mars të vitit 1981 isha pjesëmarrës aktiv i demonstratave të para, dhe aty po e them se kam par një Vuthjane dhe një i Martinajve, ndoshta nuk kanë dëshirë të u’a  shkruaj emrat e tyre? Por megjithatë , zt….Esad, nëse atyre nuk u pengon do ua shkruaj emrat ?! .

Me 29 nëntor të vitit 1981 mu bastis shtëpia familjare në Vuthaj, me ç’rast UDB  konfiskon libra shqip dhe flamurin shqiptar. Po atë ditë arrestohem dhe dërgohem në burgun hetues të Bijelo Poljes. Prokurori i ngre akuzë me motivacionin si kisha mbajtur libra shqipe të ndaluara, flamurin shqiptar i cili poashtu ishte i ndaluar në Mal të Zi, kisha shkruar parulla në përkrahje të kërkesave të studentëve të Kosovës dhe kishte kënduar këngë patriotike, të cilat poashtu nga UDB-ja trajtoheshin si të ndaluara. Pas një periudhe disa mujore keqtrajtimi në burgun e Bijelo Poljes, gjyqi i qarkut të këtij qyteti duke e marrë të mirëqenë aktakuzën, në bazë të nenit 133 Alinea 3, e cila parashihte dënimin prej 1-10 vite burg më dënoi  me 5 vite burgim. Burgun e mbajta në Spuzhë të Titogradit, u lirova nga burgu me 28 nëntor të vitit 1986.

Pas dy muajve të daljes nga burgu, më dërgojnë në shërbimin ushtarak, në shërbim të armikut shekullorë !!

Në burgun e parë isha me plot Kosovarë të burgosur politik, një nder ta trimi, Martiri I Kosovës , Isa Kastrati! Që me dëshirë do ta shkruaja një libër për këtë njeri!

Zt…Esad, në burgje ka gjithçka, (Tortura maltretime etj) por më e rëndësishmja është ta mbash vuajtën e dënimit burrërisht, e po të betohem se nuk i kam koritë Plavën dhe Gucinë , dhe as veprën time , nuk duhesh të biesh në grackat e askujt!!!

Në kohe kur del vëllai im nga burgu, me thotë, se çka i kishin thënë Kosovaret,  ,, vuthjanet po ta kenë vetëm Demen, kanë boll ” lavdat e teprueme kjo” e them me modesti sepse burgu është burgë !!

 Arrestimi i dytë i UDB-së dhe dënimi sërish me vite të tera në kazamatet Jugosllave ne trego pse ndodhi dhe çka ishte akuza.

U arrestova me 14 maj të vitit 1988, përveç meje UDB-ja mi arrestoj edhe vëllanë e  madh, Hasanin dhe vëllanë e  vogël, Naserin! Ishte pranverë e vitit 1988, kinse  unë i autorizova Vëllezërit ti qesin afishet (parullat) në dyert e shitores në Vuthaj ?!!.

Gjyqi i Bijelo Poljes duke u bazuar në nenin 133 Alinea 1 e duke marrë si rrethanë rënduese për mua, faktin që kishte qenë i dënuar politik edhe më parë, me dënoi me 6 vite burg dhe me dërgoi përsëri në vuajte të dënimit në burgun e Spuzhës.

Në burg kam qenë, rrobaqepës, i uniformave të burgosurve, ndërkohë unë e mbarova dhe e qepa flamurin kombëtarë, me spiunuan e dy Boshnjakeve nga Rozhaja, me mbajtën në vetmi plot një muaj, pastaj më pyesin, ,,a jeni pendua për flamurin që qepe “Unë u përgjigja jo në asnjë mënyrë “

Në ndërkohë mënyra se si i dënonin shqiptarët në bazë të nenit 133 u muarr vesh edhe nga qarqet ndërkombëtare. Për këtë arësye përfaqësuesit e Republikës së Sllovenisë në Federatën Jugosllave bënë presion dhe ia arritën qëllimit, që neni 133 të hiqet nga ligji penal jugosllav. Me heqjen e këtij neni u liruan të gjithë të burgosurit politik, të cilët ishin dënuar në bazë të këtij neni famëkeq, kështuqë edhe unë isha një nga përfituesit dhe pas një rreth 16 muajve burg, lirohem me 31 gusht të vitit 1989.

 Dhe për fund zt Demë, sot jeton në SHBA, si përjetove mërgimin dhe a ke ndonjë porosi për bashkëvendësit dhe bashkëkombësit tu këtu në mërgim ;

Dhe ja që jeta së fundit me solli dhe erdha ne SHBA, në një burg tjetër, por jo ndëshkimorë të jetës dhe rrugëtimit tim jetësor  !

Andaj i nderuar Zt Esad, për ta përshkruar biografinë time, duhet një vepër, një  Roman me shumë fleta, e ato fleta do ta mbuloshin krejt lagjen apo si përdorim nganjëherë krejt mahallen e Ulajve”

Mjerisht në SHBA sot kemi një Malësi të vogël, një Kosovë të vogël, një Shqipëri të vogël! Por nga ata kërkoi , shkollimin e tyre dhe te pasardhëseve te tyre , të punojnë dhe mos të ngurrojnë kurrë për çështjen kombëtare dhe për bashkimin këto mes veti, e bashkimin kombëtar si ideal ta kenë si flakadanin që nuk guxon të shuhet kurrë.

Kombëtare !!

Siç patën të drejte te dy Gjermanit, Ajo demokrate dhe Federale të bashkohen edhe ne kemi të drejt, historikisht dhe gjeografikisht të bashkohemi !!

Zt… Esad, tani shqiptarëve në Kosove po u vjen në ndihem, Gjeniu i Shqiptarisë, strategu oratori dhe politikani e rrallë Kosovar !!!

shkëlqesia dhe lartëmadhësia , Albin Kurti !!!

Esad GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot

Janar 2020

Foto gjatë vizitës në Shqipëri te studenteve nga Plava dhe Gucia në Maj të vitit 1979. Ne këtë foto : Idriz Ahmetaj, Rexhep Bruçaj, Elez Gjonbalaj, Musë Goçaj, Munir Ahmetaj, Zyra Gjonbalaj, Kadri Hasangjekaj, Beqir Gjonbalaj. Enver Prelvukaj, ? Pepa, Shaqir Gjonbalaj, Sevdie Hasangjekaj, ?Rugova, Zymer Bruçaj, Ramë Sinanaj, Demë Ulaj, Shqipe -Salih Gjonbalaj. Dhe disa te tjerë qe për momentin redaksia e jone nuk arriti te i identifikoj.
Foto e koheve rinore te Demë Ulaj
Foto ne shkollen fillore te Gucise, pak kohe para se Dema te thyente kufirin per te shkuar ne Shqiperi
Foto e viteve te fundit e Demë Ulajt