Ish-luftëtari i UÇK-së që u bë prift në Ulqin, ai ka vizituar 99% të tokave shqiptare (video)

Për shumë arsye nuk është si gjithë të tjerët. Atij nuk i zënë këmbët dhe. Malet, fushat i ka si shtëpi, ndërkohë që drejton një shtëpi tjetër, atë të Zotit në fshatin Braticë të Ulqinit. Dom Gabriel Grabanica është një prift katolik atipik. Dikur ai ishte luftëtar i UÇK-së, por prej vitesh ka lënë pas armët dhe punon veç për paqe.

Qetësinë e shpirtit të tij të lirë e gjen në male, ndaj veç mësimeve të katekizmit të shtunën dhe meshave të dielën e bëjnë që të kthehet pranë grigjës së besimtarëve. ‘’Unë jam djalë prej Kosove që ka marrë dituri në Shqipëri dhe jeton në Ulqin. Ky ishte një plan hyjnor i zotit. Jam i thirrur për këtë rrugë.’’