James Rubin në Hagë: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e pastër

Në seancën e mbajtur në Gjykatën e Hagës, James Rubin, ish-zyrtar i lartë i administratës amerikane, dha një dëshmi të rëndësishme në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, e pastër dhe një përgjigje legjitime ndaj dhunës dhe represionit të ushtruar nga regjimi kriminal i Millosheviqit ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Dëshmia e Rubin-it u vlerësua si një konfirmim i fuqishëm i së vërtetës historike dhe i mbështetjes së vazhdueshme amerikane për sakrificën, qëndresën dhe të drejtën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.