Ju dha lamtumira e fundit në New York intelektualit të shquar plavë-gucias Shaban (Binak ) Brunçaj (foto)

New York 10 Maj 2018

Dje ne New York  9 Maj 2018  me një pjesëmarrje te gjere te komunitetit dhe te te afërmeve në varrezat   Ferncliff Cemetary  Hartsdale, NY ku edhe gjenden varrezat e vëllezërve Bruncaj ju dhe lamtumira e fundit intelektualit te shquar Vuthjan, Shaban Binak Bunacaj.

I ndieri ndërroj jete me datën 7 Maj 2018 ne New York pas një sëmundje te shkurtër dhe te rend.

Shabani u lind ne Vuthaj me 27 Maj te vitit 1949 dhe ishte një nder juristet me te shquar te Kosovës  i përbërjes që shpalli Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990. Njëkohësisht ai ishte edhe  ish-zyrtari i lartë i Kuvendit të Kosovës.

Pas aplikimit te masave te dhunshme te regjimit te Millosheviqit  pas dy mandateve që ishte sekretar i Dhomës Shoqërore-Politike më 14 maj 1990 ishte shkarkuar nga ky funksion .

 

Për jetën dhe veprimtarin e ti ne shtëpinë mortore F. Ruggiero & Sons Inc Funeral Home fjalën e rastit e mbajti vëllai i te ndierit Metë Bruncaj i cili falënderoi  te pranishmit për pjesëmarrje por edhe ndau me ta momente dhe kujtime te cilat emocionuan te pranishmit.

Ne Ferncliff Cemetary me një fjalim rasti dhe shume prekës u përshëndet vajza e Shabanit, Valentina e cila me krenari dhe mburrje për babin shpalosi jetën dhe veprimtarinë ti por edh e rolin e babit ne familje si një familjar i shkëlqyeshëm qe asnjëherë dhe për asnjë çast nuk i hiqte nga goja vendlindjen e ti Vuthajt dhe mallin e thelle qe ndiente për te.

Me një fjalë rasti ndan dhe evokuan kujtime edhe Ali Alaj dhe Idriz Lamaj,  shoke shkolle dhe koleg te jetës profesionale me te ndierin te cilët theksuan se atdhetaret dhe profesionistet si Shaban Bruncaj i bëjnë nder atdheut.

Ne fund para ritualeve fetare foli vëllai  Zymeri i cili tejet i emocionuar falënderoj te pranishmit por edhe shpalosi kujtime te femërisë  me vëllain e tret, Shabnin te cilin e quajti me paqësorin me te ngrohtin se fëmijë, qe kurrë nuk bënte sherre sepse sherret i bënin Aliu dhe Qërimi. E kam vështir ti them lamtumir por jeta qenka e tillë andaj ju falënderoj për pjesëmarrje te gjithëve ua kthefshim ne gëzime  ne shtëpiat tuaja përfundoj Zymeri duke i ftuar te gathë te pranishmit ne një drek rasti sipas traditave për te nderuar jetën dhe veprimtarinë e vëllait tone përfundoj ai.

Duhet theksuar se vëllezërit Bruncaj ne SHBA ne vazhedimesi kanë dhen një kontribut te fuqishëm ne komunitetin shqiptaro-amerikan, kontributi i tyre ishte shume i fuqishem ne vitet e 90-ta për pavarësinë Kosovës.

 

Esad Gjonbalaj