Ju prezantojmë kandidatin për deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës, bashkëvendësin tonë: Dr. JUSUF ULAJ.
Jusufit i dëshirojmë suksese në Zgjedhjet e nesërme me 11 Qershor 2017.
Duke njohur vlerat e larta familjare dhe intelektuale te truallit ku u lind dhe rrit Jusufi jemi te sigurt se Jusufi eshte ai qe i duhet Kosoves.
Voto: Jusuf Ulaj
u prezantojmë kandidatin për deputet në parlamentin e Republikës së Kosovës, bashkëvendasin tonë: Dr. JUSUF ULAJ. Lëvizja Vetëvendosje
Jusufit i dëshirojmë suksese në fushatën zgjedhore.
Të dashur bashkëvendas, miq, të afërm, dashamirë të vendit tonë kudo që jetoni,
Jam në LVV meqenëse besoj thellë në konceptin e saj të shtetndërtimit dhe zhvillimit. Kanë kaluar 18 vite pas luftës në Kosovë dhe gjendja e përgjithshme është larg asaj që dëshirohet dhe meriton populli jonë. Bazuar në dijen time profesionale dhe përvojën në udhëheqje, ofroj vetën në këto zgjedhje për të qenë pjesë e grupit të njerëzve të mirë në LVV për të ndryshuar gjendjen në të mirë të qytetarëve në Kosovë dhe regjion. Përpos fokusimit tim në shëndetësi, sferë e vecantë e interesit tim janë edhe problemet integruese dhe zhvillimore të krahinës tonë, Plavë dhe Guci – për të cilat gjer tani nuk është bërë asgjë. Andaj, kërkoj përkrahjen tuaj në këtë rrugëtim. Nëse doni ndryshimin e vërtetë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë, brenda dhe jashtë Kosovës, votoni NDRYSHIMIN e vërtetë! #Vetëvendosje #meZemër
Jusuf ULAJ
(bio)
Jusuf Ulaj është me profesion neuropsikiatër dhe psikoterapeut. Ai punon në klinikën AURA në Prishtinë. Jusuf Ulaj u specializua në Zagreb në studime postuniversitare në fushën e psikoterapisë psikodinamike. Ai u edukua në fushën e mjekësisë integrative mendje-trup në Qendrën për Mjekësi Mendje-Trup (CMBM) në Washingon DC, ShBA, ku dhe u certifikua në këtë fushë. Studioi për psikoterapi pozitive në Wiesbaden, Gjermani dhe ushtroi si trajner dhe ligjërues ndërkombëtar i Mjekësisë Mendje-Trup duke u angazhuar disa herë në ShBA, Izrael, Palestinë, Haiti. Ai është trajner ndërkombëtar i psikoterapisë pozitive si dhe anëtar i Asociacionit Evropian dhe Botëror të Psikoterapisë Pozitive. Jusuf Ulaj ka ushtruar pozicionin e drejtorit të klinikës së Neuropsikiatrisë e më pas të klinikës së Psikiatrisë. Ai ka qenë drejtor Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në mandatin 2007-2009. Ka qenë gjithashtu kryetar i Asociacionit të Psikiatërve të Kosovës, kryetar i Bordit për Edukim të Vazhdueshëm Mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë, si dhe anëtar ndërkombëtar i Asociacionit të Psikiatërve Amerikanë. Aktualisht është Kryetar i “Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare”.